Prindërit e 10-vjeçarit që vuan prej dy vitesh, thirrje për ndihmë. Shteti nuk ndihmon!

Ne pavionin e pediatrise speciale, ne kat te 4t eshte i shtruar nje djale rreth 10 vjec me Cirroze Hepatike, pasoje e okluzionit te venave suprahepatike, njohur ndryshe si sindromi Budd-Chiari. Djali ka zhvilluar hipertension portal dhe eshte katandisur ne nje gjendje te tmerrshme (eshte i dobet kocke e lekure, me angioma stellare, duar te ftohta akull, ascit-grumbullim uji ne barke, theksim qarkullimi venoz si rrjeta e merimanges, edema-fryrje te ekstremiteteve etj)

Kristi cirrozeHere pas here e sjellin ne spital dhe i bejne paracenteze (drenim-heqje te ujit nga barku). Semundja e tij ka nje mbijetese rreth 3-24 muaj mbas diagnozes. Ai po ben thuajse 24 muaj, cka do te thote qe fundi pritet per pune javesh. E vetmja zgjidhje eshte transplanti i melcise, qe varion diku nga 100 mije deri 250 mije euro (ne varesi te shtetit ku behet). Rasti i Kristit eshte shume i rralle dhe transplanti eshte kurues, dmth atij i shpeton jeten. Shteti yne qe e ka mendjen te bleje Jaguar e te rikonstruktoje ambjentet e kryeministrise ka kthyer pergjigje negative, sigurisht, duke e denuar praktikisht me vdekje. Duam t’iu bejme thirrje qe te shperndahet si lajm mbase do shkoje ne vesh te ndonje biznesmeni, organizate, te opinionit publik i cili mund te rrise presionin ndaj ministrise, etj.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim