Prindërit e fëmijëve me kancer: Na siguroni ilaçet për fëmijët

Thirr per femijet me kancer (11)

“Jam 3 vjeç! Dua të buzëqesh! Dua të rritem! Dua të jetoj!” Ishin këto vetëm disa nga thirrjet e sotme përpara shërbimit të Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, në aktivitetin “Thirr për fëmijët me kancer”.

Thirr per femijet me kancer (6)

Mungesë medikamentesh, blerje ilaçesh kontrabandë që nuk japin asnjë siguri për cilësinë e tyre, kryerje të analizave jashtë QSUT-së për shkak se vetë spitali nuk e ofron një gjë të tillë, mungesë edhe e pajisjeve elementare si gjilpërat e paracetamoli për fëmijët me kancer janë shkaqet që bashkuan shoqërinë civile me median për të bërë një thirrje publike drejtuar autoriteteve përgjegjëse shëndetësore që të hedhin sytë nga e ardhmja e këtij vendi.

Thirr per femijet me kancer (1)

“Asparaginasa ka dy javë që nuk është as në farmaci. Të paktën ilaçet për fëmijët. Ndoshta nuk do të shpëtojnë, por të mos na ngelet peng që nuk mundëm t’u japim çfarë iu duhet. Serxho është vetëm 3 vjeç. Vajza ime, mamaja e tij është vetëm 21 vjeç. Nuk mund të mbyllet jeta me kaq”, thotë gjyshja e Serxhos 3-vjeçar.

Babai i Klorianit 3-vjeçar bën të njëjtën thirrje për medikamente. “Ilaçe, asgjë tjetër. Ka disa ditë që nuk po gjejmë më as në tregun e hapur. Nuk kemi mundësi ekonomike. Borxhe kemi gjithandej. Shteti të bëjë diçka”.

Thirr per femijet me kancer (4)

Fëmijët e sëmurë me kancer vuajnë nga mungesa të mëdha të medikamenteve, ekzaminimeve, si dhe pajisjeve që u duhen për të kuruar sëmundjen e tyre. Shumë prej këtyre fëmijëve kanë muaj që nuk marrin asnjë trajtim dhe kanë ndërprerë kimioterapinë pa mundur të kurohen më tej. Prindërit kanë denoncuar në gazetën “Shëndet+” këto mungesa duke kërkuar ngritjen e zërit për fëmijët në tyre, çka çoi edhe në bashkëpunimin me shoqatën “Together for Life” për të realizuar një thirrje të tillë.

Thirr per femijet me kancer (3)

Thirrjes për fëmijët me kancer iu përgjigjën shoqëria civile, media, shoqatat e pacientëve si dhe figura të njohura që kanë dëshmuar sukses në sfidën kundër kancerit, si Ambra Meda.

Prindërit firmosën një peticion ku i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të marra masa të menjëhershme për sigurimin e medikamenteve të nevojshme.

www.shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni