Probleme me frymëmarrjen, ndërron jetë në spitalin e Korçës 50-vjeçarja, dyshohet me koronavirus, priten analizat

Një 50-vjeçare, e cila vuante nga sëmundja e diabetit, ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Korçës. 50-vjeçarja, identiteti i së cilit ende nuk dihet, vuante prej kohësh nga sëmundja e diabetit, por pasditen e kësaj të mërkure gjendja e saj u përkeqësua dhe shfaqi probleme me frymëmarrjen, duke ndërruar jete.

Ende nuk dihet nëse 50-vjeçarja kishte të tjera simptoma, që të bëjnë të dyshosh se mund të ishte e infektuar nga koronavirusi, pasi bluzat e bardha tregohen të rezervuar për të dhënë informacione.

Priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik për të përcaktuar nëse 50-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit apo komplikacioneve nga sëmundja prej së cilës vuante. Mësohet, gjithashtu, se 50-vjeçarja nuk kishte udhëtuar asnjëherë jashtë vendit, por nuk dihet nëse ka pasur kontakte me persona që vinin nga vende të infektuara.

Burimi: BalkanWeb

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet