Probleme me pankreasin – treguesit e fshehur të sëmundjes

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shpejt, thuaj gjënë e parë që të vjen ndërmend kur lexon fjalën “pankreas”.  Nëse mendove “kancer”, nuk je i vetmi.

Shumë njerëz mendojnë për pankreasin vetëm kur dëgjojnë për kancerin e pankreasit, që është një nga format e kancerit më vdekjeprurës, me vetëm 5 vjet mbijetesë.

Gjasat për t’i mbijetuar kancerit të pankreasit janë shumë të vogla, duke qenë se është shumë e vështirë që ta zbulosh atë që në fazat e para. Kanceri i pankreasit quhet një sëmundje “e heshtur”, “tinëzare”, pasi simptomat apo shqetësimet lidhur me të shfaqen vetëm në fazat më të avancuara të sëmundjes.

Por, pankreasi nuk preket vetëm nga kanceri. Shumë probleme të tjera mund të shfaqen në pankreas, të cilat, ashtu si dhe kanceri, janë të vështira për t’u diagnostikuar që në fazat e para.

Pankreasi është një organ në formë pyke me gjatësi rreth 14-20 cm, që prodhon enzima dhe hormone që ndihmojnë gjatë tretjes. Ndonëse simptomat e sëmundjes së pankreasit mund të jenë “tinëzare”, ekspertët thonë se ka disa shenja që paralajmërojnë se duhet të bëni një kontroll tek mjeku.

Zbuloni 5 simptomat që paralajmërojnë për probleme me pankreasin. Shfletoni galerinë…

Postime të ngjashme

Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026