Probleme me stomakun? Mund ta keni nga mungesa e kësaj vitamine

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Fryrje barku apo gazra? Keni dhimbje në stomak apo probleme të shpeshta kur jashtëqitni? Një filetë salmon dhe pak rreze dielli mund t’u ndihmojnë të shëroheni.

Një studim i ri i publikuar tek revista “BMJ Open Gastroenterology” sugjeron se ju mund të përjetoni këto probleme gastrointestinale pasi keni mungesë të vitaminës D.

Gjatë studimit, hulumtuesit shkencorë zbuluan se rreth 82% e pacientëve me sindromën e zorrën së irrituar (IBS) (një çrregullim që prek zorrën e trashë dhe karakterizohet nga dhimbja e stomakut, kapsllëk, diarre dhe fryrje në bark) kishin nivele të ulëta të vitaminës D. Sa më të ulëta të ishin këto nivele, aq më të mëdha ishin simptomat që e përkeqësojnë edhe më shumë shëndetin.

Shpjegimi i vetëm që mund të japim për efektet e kësaj lënde ushqyese tek zorrët është: Brenda zorrëve ka receptorë të vitaminës D të cilët ndihmojnë në rregullimin e inflamacionit të zorrëve, prandaj nga mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktohen këto simptoma.

Vitamina D luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në prodhimin e serotoninës, prandaj njerëzit me sindromën e zorrës së irrituar janë zakonisht të stresuar.

Si mund ta merrni vitaminën D?

Vitaminën D mund të merrni nga ushqime të ndryshme, si peshku, veza, kërpudhat, produktet e qumështit (kos, qumësht, djathë) dhe drithërat.

Një burim i rëndësishëm i vitaminës D është gjithashtu dielli. Gjatë muajve të verës mund të merrni më shumë vitaminë D nga rrezet e diellit.

Burimi: Prevention Magazine / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse