Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Njerëzit me nivele të larta të hormoneve të tiroides në rrugët e gjakut janë më të rrezikuar të vdesin nga arresti kardiak, sugjeron një studim i ri.
“Studimi ynë sugjeron se rreziku për vdekje të papritur kardiake rritet me nivelet e larta të hormonit të tiroides, edhe në nivel normal”, thotë drejtuesja e studimit, dr. Layal Chaker, hulumtuese shkencore tek Qendra Universitare Mjekësore Erasmus në Roterdam të Holandës. Arresti kardiak ndodh kur zemra ndalon së funksionuari për shkak të një keqfunksionimi në sistemin elektrik, që nxit rrahjet e zemrës.
Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se njerëzit me nivele të hormoneve të tiroides më të larta se normalja janë 2.5 herë më shumë të rrezikuar të pësojnë arrest kardiak, krahasuar me njerëzit që kanë nivele të hormoneve më të ulëta se normalja.
“Kjo lidhje mes niveleve të larta të hormoneve të tiroides dhe arrestit kardiak është zbuluar së fundmi”, tregon dr. Vincent Bufalino, zëdhënës i Shoqatës Amerikane të Zemrës dhe kardiolog tek klinika Naperville.
Më shumë se gjysma e vdekjeve të lidhura me zemrën vijnë nga arresti kardiak. Pacientët nuk shfaqin më parë simptoma të sëmundjes dhe vdekja vjen krejt papritur. Hormonet e tiroides ndihmojnë trupin të konvertojë ushqimin në energji dhe luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e shumë organeve.
Gjatë studimit u analizuan të dhënat e më shumë se 10 mijë pacientëve të moshës së mesme dhe të moshuar, të cilët vuanin nga sëmundje kronike.
Hulumtuesit shkencorë krahasuan nivelet e hormonit të tiroides nga mostrat e gjakut dhe numrit të pacientëve që kishin pësuar arrest kardiak. Ata zbuluan një rrezik të lartë të niveleve të larta të hormoneve, edhe pas kontrollit për faktorë të tjerë rreziku, si kolesteroli dhe tensioni i gjakut.
Njerëzit kanë zakonisht nivele të larta të hormoneve të tiroides për shkak të hiperaktiviteteti të gjëndrës tiroide.
Burimi: CBSNews / https://shendeti.com.al/


