Problemet neurologjike janë katërfishuar, shenjat më të shprehuar janë dhimbje të forta koke dhe paraliza në pjesë të trupit

Rritja e sëmundjeve kardiovaskulare është shoqëruar edhe me rritje të hemoragjive cerebrale. Shefi i Neurologjisë, Eris Ranxha thotë se pas vitit 2022 problemet neurologjike vaskulare janë katërfishuar.

Eris Ranxha, shefi i Neurologjisë, QSUT: Shkaqet më të shpeshta të dëmtimit të trurit vijnë nga patologjitë kardiake. Shtimi i rasteve kardiake do të shtojë edhe rastet neurologjike. Është një sëmundshmëri që po vjen duke u rritur. Kjo është një emergjencë ndërbotërore, pasi pas studimit të 2022 u pa që kishte projeksion që rastet do dyfishohen, por që realisht rastet po katërfishohen.

Për shkak të probleme të tilla, mestarisht çdo ditë kryhen rreth 10 shtrime.

Eris Ranxha, shefi i Neurologjisë, QSUT: Problemet neurologjike vaskulare ka një mesatare rreth 10 shtrime në 24 orë. 80% janë evente ishemike dhe rreth 20% janë hemoragji. Kemi një mesatare rreth 3-4 shtrime ditore me evente hemorragjike.

Shenjat më të shprehuar janë dhimbje të forta koke dhe paraliza në pjesë të trupit.

Eris Ranxha, shefi i Neurologjisë, QSUT: Nëse ke dhimbje koke shumë të fuqishme të paprovuar më parë që nuk kalon me qetësues është një situatë që duhet vlerësuar siç duhet dhe kuptohet pastaj që shenjat më të pangatrueshme janë paralizat, mpirje të krahut, këmbës, apo një anë të fytyrës.

Sipas mjekëve, në rritjen e rasteve po ndikon edhe shtimi i kontrolleve mjekësore. Këto probleme janë me të shprehura tek pacientët që vuajnë nga hipertensioni, për këtë arsye ata rekomandojnë një dietë ushqimore dhe aktivitet fizik./tvklan.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën