Problemet që mund të trashëgojë fëmija kur nëna ka diabet

Përgatiti për gazetën “Shendet +”: E.B

Diabeti që zhvillohet tek një grua shtatzënë i njohur si diabeti gestacional, mund të ndikojë që fëmija  të ketë probleme me yndyrnat e larta në gjak. Çdo lloj diabeti në një grua shtatzënë përbën një shumëllojshmëri kërcënimesh shumë më komplekse për një fetus në rritje.

Gjetja e niveleve të larta në gjak të glicemisë apo e njohur ndryshe “sheqerit në gjak” gjatë shtatzënisë, dhe jo në jetën e mëparshme të gruas, përcakton diabetin në shtatzëni ose diabetin gestacional.

Si diabeti mund të dëmtojë zhvillimin e fëmijës?

Një studim i kohëve të fundit i botuar në Revistën  Amerikane “Physiology-Cell Physiology” raporton një rrezik dukshëm më të lartë të sëmundjeve të zemrës tek bebet e lindura nga gratë me diabet gjatë shtatzënisë. Ky lloj diabeti është i ngjashëm me diabetin e tipit 2 në atë që nuk është një gjendje autoimune si diabeti i tipit 1, por një çrregullim metabolik.

“Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se nivelet e një proteine ​​të quajtur transgelin janë më të larta në pasardhësit e grave me diabet gestational”, shpjegoi raporti i fundit.

Kur studiuesit nga Universiteti i Indiana i Mjekësisë,  i krahasuan mostrat e gjakut të marra nga kërthiza e foshnjave të lindura nga gratë me diabet gjatë shtatzënisë kundrejt foshnjave të lindura nga gratë jo diabetike, grupi i parë i foshnjave u përballën me mosfunksionim shumë të qartë në zhvillimin e  qelizave të gjakut. Këto qeliza janë kryesore  për shërimin e plagëve dhe ndikojnë në sistemin kardiovaskular të njeriut.

“Ndonëse nuk dihet plotësisht pse ky lloj diabeti zhvillohet në disa gra dhe jo në të tjera, faktorët e rrezikut – duke përfshirë gratë mbi 25 vjeç, me një histori familjare të diabetit të tipit 2 dhe një indeks masiv të trupit mbi 30 – rrisin patjetër gjasat në çdo grua shtatzënë “, shpjegon Jennifer Smith, bashkëautore e studimit./healthline.com

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?