Produktet kozmetike prej të cilave duhet të kemi kujdes

Përgatiti: Ilma Lamçe

Shpeshherë kur përdorim produktet kozmetike interesohemi vetëm për pjesën a do dukemi bukur, pa menduar nëse ato kanë efekte negative në shëndet. Një pjesë  e produkteve përmbajnë substanca me efekte të rrezikshme anësore, të cilat bëni mirë t’i shmangni në mënyrë që të evitoni rrezikun. Prandaj, para se të blejmë produktet, duhet të lexojmë  dhe t’i kushtojmë rëndësi përbërësve të tyre.

  1. Paraben. Kërkoni për terma si methyl, bytyl, ethyl dhe propilparaben në listën e përbërësve. Ato janë mbrojtës për të parandaluar rritjen e baktereve në produktet e ndryshme, por ndikojnë negativisht në organizëm duke çrregulluar nivelin e hormoneve.
  2. Ftalatët. Gjenden kryesisht tek parfumet, duke bërë që aroma të zgjasë më gjatë, dhe tek manikyri, por thithen shumë shpejt nga lëkura, duke çrregulluar nivelin dhe ciklin e hormoneve.
  3. Sulfatet. Lauril Sulfat Natriumi ose format e tij të jonizuara përdoren kryesisht tek shampot për të siguruar një larje më të mirë. Por ato njihen si përbërës që thajnë lëkurën, duke i hequr vajrat natyrorë, të cilët shkaktojnë thatësi, skuqje dhe irritim.

Pra, nëse lexoni këta përbërës, duhet t’i shmangni në mënyrë që mos të rrezikoni shëndetin./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave