Produktet kozmetike, sa është afati i përdorimit?

Blerta Gjoni, dermatologe

Për sa kohë duhet të përdorim të njëjtin produkt kozmetik? Të gjitha femrat janë të apasionuara pas produkteve kozmetike dhe preferojnë të koleksionojnë sa më shumë të munden. Dhe madje produkte të veçanta, si p.sh.: buzëkuqi në një ngjyrë ekstravagante, ruzhi apo parfumi në një esencë më të rëndë përdoren vetëm në raste të veçanta dhe pjesën tjetër të kohës mbahen në sirtarin e komedinës.

grimPor kujdes, edhe pse disa femrave u pëlqen koleksionimi i tyre, të gjitha produktet kozmetike kanë një afat kohor të caktuar përdorimi, krahas datës së skadencës që duhet të shikohet me kujdes që në momentin që ai blihet. Krahas humbjes së efikasitet të tij si rezultat i konservimit të gjatë, asnjë produkt nuk duhet të ruhet për vite me radhë, pasi do t’ju shkaktonte probleme shëndetësore në lëkurë, dhe jo vetëm.

Për të gjitha femrat e apasionuara pas kozmetikës, më poshtë do të gjeni rekoma,dimet e estetistëve për çdo produkt bukurie:

Tre muaj përdorim:

  • Maskara
  • Peneli

Gjashtë muaj përdorim:

  • Fondatina
  • Larësit e fytyrës
  • Kremrat hidratues apo trajtues

Dymbëdhjetë muaj përdorim:

  • Pudra e presuar
  • Kremi mbrojtës i diellit
  • Lapsat e buzëve apo syve
  • Buzëkuqi apo shkëlqyesit (gjithashtu nuk duhet të përdoren më pas nëse evidentoni një puçër në buzë)

Dy vjet përdorim:

  • Manikyri
  • Nxirësi artificial
  • Parfumi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave