Produktet që duhet të mbani larg fytyrës

Kremrat e trupit: Hulumtimet tregojnë se lëkura e fytyrës është e ndryshme nga lëkura e trupit. Lëkura e trupit është shumë e trashë. Kini kujdes kur zgjidhni kremin hidratues. Duhet të siguroheni që është për lëkurën e fytyrës.

paste dhembeshSheqer: Përdorimi i sheqerit mund të dëmtojë lëkurën e fytyrës, prandaj nëse kremrat kanë përmbajtje sheqeri është mirë të shmangni përdorimin e tyre.

Limoni: Limoni është plot me acide, të cilat mund të dëmtojnë lëkurën tuaj. Duke vënë limon në fytyrën e ekspozuar ndaj diellit, mund t’i shkaktoni plagë dhe djegie.

Produktet e flokëve: Në kontakt me lëkurën e fytyrës, këto produkte mund të dëmtojnë atë duke e tharë.

Pastë dhëmbësh: tharja e puçrrave me pastë dhëmbësh është një ilaç i vjetër i përdorur për një kohë të gjatë. Nëse koha e lënies së pastës të dhëmbëve në fytyrë tejkalohet, mund të përballeni me djegie kimike, plagë ose dëme të tjera.

Sode buke: Shumë njerëz përdorin sodë buke si aparat pastrimi për lëkurën, por kjo nuk është ide e mirë nëse mbahet për një kohë të gjatë. Soda mund të gërryejë fytyrën duke shkaktuar dëmtime serioze.

Alkooli: Është përdorur gjerësisht për trajtimin e plagëve dhe infeksioneve, si dhe për sterilizimin e tyre. Por ai nuk duhet të përdoret në fytyrë, pasi mund ta thajë në mënyrë drastike lëkurën. Përveç kësaj, ADN-ja e qelizave të lëkurës mund të shpërbëhet, e cila do të rezultojë në dëmtim të qelizave.

Përgatiti për “Shëndet +”: Elena Beta/ Burimi: Healthy Food and Advices

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave