Kryefaqja Gjeni mjekun tuaj Prof. Dr. Luljeta Serbo (Kota)

Prof. Dr. Luljeta Serbo (Kota)

0
Shpërndaje

Prof. Dr. Luljeta Serbo (Kota): Mjeke pediatre, pneumoalergologe

Diplomuar dhe specializuar në Pediatri në Universitetin e Tiranës.

Specializuar për sëmundjet pneumoalergologjike tek moshat pediatrike, në Paris, vitet 1990,1995, në Itali vitet 1994, 2002.

Ka mbrojtur doktoraturën në vitin 1989 për sëmundjet respiratore te fëmijët.

Titulli shkencor Profesor në Pneumoalergologji Pediatrike prej vitit 2002.

Puna Aktuale

Pedagoge në Fakultetin  e Mjekësisë, departamenti i pediatrisë, prej vitit 1982 në vazhdim.

Shefe e shërbimit të Pneumoalergologjisë pediatrike në QSUT, prej vitit 1998 e në vazhdim.

Te klinika private pneumalergologjike Luljeta Serbo.

Aktiviteti shkencor

Autore e bashkautor e disa teksteve shkencore dhe mësimore si “Sëmundjet e aparatit respirator te fëmijët”, “Pediatria, tekst mësimor për studentë të mjekësisë”, “Stafilokoksia pleurioulmonare te fëmijët”, monografi, “Pediatria, tekst mësimor për studente të stomatologjisë”, etj.

Referuese në konferenca të shumta kombëtare e ndërkombëtare për sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes në fëmijët.

Drejtuese e Programit Kombëtar 10-vjeçar mbi sëmundjet respiratore në fëmijët, me mbështetjen e UNICEF, vitet 1996-2005.

Anëtare e shoqatës së pediatërve të Shqipërisë.

Anëtare e shoqatës së alergologëve të Shqipërisë.

Anëtare e shoqatës së pneumoalergologëve pediatër frankofonë.

Anëtare e shoqatës EAACI (Akademia Evropiane e Alergjisë dhe Imunologjisë Klinike).

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here