Profesionistët e shëndetësisë duhet të raportojnë efektet e padëshiruara të barnave

Agjencia Kombëtare e barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, bazuar në ligjin për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik, Kreu XI, Neni 57, pika 4 dhe në urdhrin e Brendshëm Nr.Prot 4661 ju njofton për miratimin e Formularit të ri të Raportimit të Efekteve të Padëshiruara, përshtatur sipas formatit Ndërkombëtar ICH (E2B), i cili ka hyrë në fuqi dhe është i detyruar të plotësohet nga të gjithë profesionistët e shëndetësisë dhe mbajtësit e autorizimit për tregtim, në rast të sinjalizimi të një efekti të padëshiruar apo çdo problemi lidhur me barin.

Ky formular nuk mund të plotësohet nga pacientët. Nëse një pacient konstaton se ka efekte të padëshiruara nga një bar, duhet të drejtohet pranë mjekut të familjes/specialist apo farmacistit për të shprehur shqetësimet e tij. Është mjeku/ farmacisti ai që plotëson formularin.

Çfarë duhet të raportojmë?
-Efektet e padëshiruara, që kanë të bëjnë me reagimet e padëshiruara ose të dëmshme të organizmit
gjatë administrimit të një bari në kushte normale përdorimi.

-Efektet e padëshiruara serioze, që lidhen me çdo efekt i padëshiruar që rezulton në vdekje, është kërcënues për jetën, kërkon shtrim në spital të pacientit ose zgjatjen e periudhës së shtrimit në spital, rezulton në paaftësi ose paaftësi të përhershme apo të rëndësishme, ose është një anomali e trashëguar apo defekt në lindje, si dhe

-Efekt i padëshiruar i papritur, që është çdo efekt i padëshiruar, natyra, rëndësia ose rezultati i të cilit nuk është në përputhje me përmbledhjen e karakteristikave të produktit.

KUSH MUND TË RAPORTOJË?
Mjekët, Farmacistët, Dentistët, Infermierët, Profesionistë të tjerë të shëndetësisë.

SI TË RAPORTOSH?

…  klikoni në webfaqen e AKBPM-së.

Ky material u mor nga faqja zyrtare e Agjencisë Kombëtare të barnave dhe Pajisjeve Mjekësore/ D.C

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme