Në datat 02-06 tetor 2022, Shoqata Together for Life organizoi trajnimin e dytë si pjesë e projektit “Fashioration” me pjesëmarrjen e 26 dizajnuesve të rinj të modës dhe të rinjve nga Shqipëria, Greqia, Bosnja-Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi.
Qëllimi i këtij kursi ishte të trajnojë dhe të hapë horizonte të reja kreative për krijuesit e rinj traditës dhe modës. Përgjatë trajnimit, të rinjtë u njohën me një gamë teknikash të lidhura me dizajnin dhe fushën e modës, me një fokus të veçantë tek tradita dhe historia e popujve në rajon. Këto teknika përfshinin stilim, qëndisje duke u bazuar në elementë të traditës etj.
Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Fashion Inspiration”, bashkë-financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.
Më shumë mbi aktivitetin e zhvilluar mund të gjeni në këtë link. https://www.togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2023/03/Training-course-in-Tirana-Albania.pdf