Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!

Konferenca finale e projektit “IN TOUCH” u zhvillua nga data 11 deri më 14 dhjetor 2024, në Cagliari, Sardenja, duke mbledhur partnerë, palë të interesuara dhe pjesëmarrës nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Ky projekt u financua nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+, me organizatën udhëheqëse ABiCi nga Italia dhe pjesëmarrjen e organizatës Beyond Barriers nga Shqipëria dhe partnereve nga Qipro, Mali ZI, Malta dhe Bosnje Hercegovina.

Gjatë konferencës, u prezantuan rezultatet kryesore të projektit, duke përfshirë Manualin e Aktiviteteteve të Edukimit Joformal dhe një aplikacion mobil të krijuar për të përmirësuar aksesin për personat me kufizime sensore dhe lëvizëshmërie. Këto mjete, të zhvilluara përmes një qasjeje bashkëpunuese dhe përfshirëse, u theksuan si burime praktike për të nxitur barazinë dhe pjesëmarrjen. Pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në punëtori, ku u demonstrua përdorimi praktik i këtyre mjeteve dhe u tregua sesi mund të ndihmojnë të rinjtë me aftësi të kufizuara të bëhen pjesë aktive e shoqërisë.

Eventi gjithashtu mundësoi diskutime të vlefshme përmes sesioneve panel, ku ekspertët dhe palët e interesuara trajtuan tema si praktikat përfshirëse në punën me të rinjtë, rëndësia e transformimit dixhital dhe qëndrueshmëria në edukim. Politikëbërësit, autoritetet lokale dhe organizatat rinore u angazhuan në dialog për të siguruar vazhdimësinë e rezultateve të projektit dhe integrimin e tyre në strategji më të gjera për përfshirjen dhe fuqizimin e të rinjve.

Konferenca shërbeu si një festim i arritjeve të projektit “IN TOUCH”, duke treguar përputhshmërën e tij me prioritetet e BE-së për përfshirjen, inovacionin dixhital dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Ajo gjithashtu ofroi një platformë për pjesëmarrësit për të ndarë përvoja, të ndërtojnë lidhje dhe të diskutojnë nisma të ardhshme. Ky event theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në adresimin e sfidave të përbashkëta dhe rikonfirmoi angazhimin për krijimin e mundësive më të përfshirëse dhe të aksesueshme për të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse
Mjekët identifikojnë shkakun mjedisor pas rritjes së rasteve të Parkinsonit tek të rinjtë