Prostata e zmadhuar, trajtimi revolucionar për problemin madhor të meshkujve

Është një shkencë e thjeshtë: Ndërkohë që kalon mosha, prostata – një gjëndër në formë arre e vendosur poshtë uretrës – rritet edhe më shumë. Nëse bëhet shumë e madhe, gjëndra shtyn uretrën dhe vështirëson procesin e zbrazjes plotësisht të fshikëzës. Kjo shkakton disa simptoma të lidhura me hiperplazinë prostatike beninje, termi mjekësor që përdoret për zgjerimin e prostatës për arsye jo të rrezikshme, përfshirë edhe kancerin. Simptomat e një prostate të zmadhuar janë: nevoja e vazhdueshme dhe urgjente për të urinuar, vështirësi në urinim dhe zbrazjen e plotë të fshikëzës, ose nevoja për të urinuar gjatë natës.

Në disa raste, kur simptomat bëhen realisht bezdisëse, mjekët mund të rekomandojnë ndërhyrjen kirurgjikale për të hequr inde të prostatës ose për të zgjeruar uretrën. Por, kjo procedurë invazive mund të shkaktojë efekte anësore, si problemet me urinimin ose disfunksioni erektil.

Një studim i ri sugjeron një mënyrë më pak invazive për të trajtuar prostatën e zgjeruar. Trajtimi përfshin bllokimin e rrjedhjes së gjakut dhe oksigjenit në pjesë të caktuara të prostatës, që ndihmoi në  tkurrjen e saj tek 1000 meshkuj. Procedura rezultoi e suksesshme në 78% të rasteve edhe pas 3 vitesh./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
Ja pse disa njerëz hanë kur janë të stresuar, ndërsa disa të tjerëve u prihet oreksi!
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve