Prostata, ndikimi i moshës në sëmundje

Prof. Alketa Koroshi

Në jetën e njeriut ka dy periudha të rritjes së prostatës: periudha e parë është në kohën e pubertetit e atëherë kjo gjendër dyfishohet si madhësi. Pas moshës 25 vjeç prostata fillon të rritet përsëri.

Kanceri i prostatesKjo rritje pas shumë vitesh mund të na rezultojë në hipertrofinë beninjë të prostatës. Rritja e prostatës rrallë shkakton problem para moshës 40 vjeç, por më vonë në moshën 60-vjeçare gjysma e njerëzve kanë simptoma të rritjes së prostatës dhe në vitet 70-80 të jetës gati 90 % e njerëzve kanë shqetësime nga prostata.

Kur rritet shumë gjendra, cipa e saj e jashtme nuk e lë të zmadhohet, por ushtrohet presion në kanalin e urinës që kalon në mes të gjendrës duke e shtrënguar atë. Nga ana tjetër fillon dhe shtypet nga poshtë fshikëza e urinës dhe kjo jep mosmbajtje gjatë të urinës e njeriu ka ndjenjën e urinimit të shpeshtë.

Me kalimin e kohës, muskulatura e fshikës së urinës dobësohet dhe kur urinon njeriu nuk nxjerr jashtë të gjithë urinën, por një pjesë qëndron në fshikezën e urinës. Kjo urinë që ngelet pa u zbrazur mund të infektohet e kjo sjell pasoja të mëtejshme të infeksionit urinar.

Në të vërtetë, rritja e prostatës është normale gjatë plakjes sikurse janë flokët e thinjura. Në vendin tonë çdo vit vizitohen tek mjeku për problemet e prostates afro 40 mijë vetë.

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale
5 gjëra themelore për prostatë sa më të shëndetshme
Zbulohet kërcënim i ri i frikshëm për fertilitetin mashkullor, prek më shumë të rinjtë e moshës 25-35 vjeç