Gazeta “Shëndet+”
Një gju i dhimbshëm mund të ndikojë ndjeshëm aftësinë tuaj për të bërë një jetë aktive. Rezultatet e kirurgjisë së zëvendësimit protezik/artroplastikës së artikulacionit të gjurit janë përmirësuar këto 25 vitet e fundit.
Kirurgu ortoped traumatolog Safak Onbasioglu, me përvojë të gjatë në fushën e protezimit artikular, prej 10 vjetësh në klinikën “Albaturk Medical Consulting“, në Tiranë, numëron shumë suksese në pacientë që i nënshtrohen protezimit të gjurit.
Doktor, në cilat raste rekomandohet artroplastika e gjurit?
Artroplastika e gjurit rekomandohet në pacientët e diagnostikuar me artozë të artikulacionit të gjurit, të njërit ose të të dy gjunjëve. Artroza është një sëmundje degjenerative e kërcit artikular që shfaqet me moshën. Kjo konsiston në prishjen e sipërfaqeve të lëmuara të kërcit dhe fërkimin e sipërfaqeve artikulare përkundjet njëra-tjetrës gjatë lëvizjes duke shkaktuar dhimbje.
Në fazat fillestare mund të përdoren medikamente ose injeksione intraartikulare për të ngadalësuar ecurinë e artrozës, por jo për ta frenuar atë. Në fazë të avancuar, kur pacienti ka vështirësi në ecje, dhimbje dhe kufizim të harkut të lëvizjes së gjurit, trajtimi më i mirë dhe përfundimtar është kirurgjia për vendosjen e protezës në gju.
Cila është arsyeja kryesore e zëvendësimit protezik të gjurit?
Arsyeja kryesore e zëvendësimit protezik të një artikulacioni artrozik është frenimi i fërkimit të kockave artikulare me njëra-tjetrën, gjë e cila jep dhimbje. Zëvendësimi i artikulacionit të dhimbshëm dhe artrozik krijon një sipërfaqe të re për artikulacionin, i cili lëviz lirshëm pa shkaktuar dhimbje. Qëllimi është të ndihmosh pacientët t’i kthehen aktivitetit të tyre të përditshëm me më pak dhimbje dhe hark lëvizjesh më të madh.
Ku konsiston procedura kirurgjikale?
Procedura kirurgjikale konsiston në zevendësimin e sipërfaqeve të dëmtuara të artikulacionit të gjurit me sipërfaqe metalike. Çdo protezë përbëhet nga tre pjesë kyesore. Komponenti tibial (pjesa fundore) zëvendëson sipërfaqen e sipërme të kockës së poshtme, tibias. Komponenti femoral (pjesa e sipërme) zëvendëson sipërfaqen e poshtme të kockës së sipërme, femurit dhe thellimin ku futet patela. Komponenti patelar, kupa e gjurit zëvendëson sipërfaqen e patelës në pjesën ku kalon në thellimin femoral.
Cilat janë llojet e protezave artikulare të gjurit?
Ka dy lloje protezash artikulare: protezë e çimentuar dhe e paçimentuar.
Të dy llojet kanë përdorim të gjerë. Në shumë raste përdoret kombinimi i të dyjave. Përcaktimi i llojit të protezës që do të përdoret bëhet nga kirurgu në varësi të moshës dhe stilit të jetesës së pacientit dhe përvojës së vetë kirurgut.
Çfarë lloj anestezie përdoret në operacion?
Anestezia me bllok epidural ështe lloji i anestezisë që preferohet të përdoret nëse është e mundur. Pasi bëhet mpirja e zonës lumbare të pacientit, vendoset një kateter i hollë në brendësi të hapësirës epidureale duke realizuar mpirjen e plotë nga zona lumbare (e mesit) deri poshtë te këmbët. Nëpërmjet kësaj metode, pa marrë anestezi të përgjithshme, bëhet e mundur që pacienti të mos ndiejë dhimbje jo vetëm gjatë operacionit, por është pas tij duke marrë vazhdimisht ilaç nga kateteri.
A është e mundur që të operohen të dy gjunjët njëkohësisht?
Nisur nga fakti që artroza e gjurit përgjithësisht prek të dy gjunjtë, në shumicën e rasteve ne realizojmë vendosjen e protezës në të dy gjunjtë në të njëjtën seancë operatore. Për një gju operacioni zgjat afërsisht 1 orë e gjysmë, ndërsa për të dy gjunjtë afërsisht 2 orë e gjysmë. Nëse në të dy gjunjtë është e pranishme gonartrozë e avancuar, përsa i përket rehabilitimit pas kirurgjisë nuk ka ndryshim nëse operohet vetëm njëri ose të dy gjunjtë.
Çfarë ndodh pas ndërhyrjes?
Në periudhën e hershme pas operacionit pacienti nuk ndjen dhimbje si rrjedhojë e injektimit të medikamenteve që frenojnë dhimbjen nëpërmjet kateterit spinal. 24 orë pas ndërhyrjes pacienti është në gjendje të ngrihet nga shtrati dhe të ecë me ndihmën e një mbështetësi me 4 këmbë (Walker). Ditën e dytë pas operacionit pacienti mund të kryejë vetë nevojat e tij personale. Ditën e pestë pas operacionit pacienti mund të dalë nga spitali dhe të shkojë në shtëpi.
Çfarë ndodh pasi pacienti kthehet në shtëpi?
Pas kthimit në shtëpi pacienti vazhdon ushtrimet dhe trajtimin fizoterapeutik të filluar në spital. Në ditët e para qëllimi i fizioterapisë është ulja e edemës dhe dhimbjes. Më vonë punohet për rifitimin e forcës muskulare dhe harkun e lëvizjes së gjurit.
Kur është në gjendje pacienti që të ecë pa ndihmën e patericave?
Duke u bazuar në llojin e protezës dhe teknikës operatore që përdorim, një pacient që ka operuar vetëm njërin gju ose të dy gjunjtë mund të mos ndieje nevojën e përdorimit të patericave mesatarisht brenda 2-3 javëve nga operacioni.
Si është ecuria normale e shërimit?
Në muajin e tretë pas operacionit pacienti ndihet i sigurtë dhe ka lirshmëri në ecje. Shërimi i plotë arrihet për një periudhë 6-mujore deri në 1 vit.
Kjo ndërhyrje kirurgjikale realizohet në një nga spitalet më morderne të Turqisë nga një staf i specializuar dhe nga Kirurgu Ortoped Traumatolog me eksperiencë 25-vjeçare në fushën e protezimit artikular, Op.Dr. Safak Onbasioglu
- Rr. Elbasanit, Rruga Pjetër Budi, Klasik Konstruksion, Shk:1, Kat:6, No:23, Tiranë, Albania
- Tel: +355 42 375 967/ Mobile Phone: +355 69 20 20 433
- Email: albaturk@yahoo.com/ Email 2: info@albaturk.com

