Protezat ortopedike/ Në listë pritje? Ja për sa vjet ju vjen radha

Denisa Canameti

“E kemi blerë vetë protezën, se në spital na thanë që do prisni deri në 2021-n. E shtruam mamin në spitalin e Traumës.”

Kjo është një nga eksperiencat që ekipi i shoqatës Together for life, dëgjoi në një nga takimet e saj me qytetarët në qytetin e Fierit. Mungesa e besimit në sistemin shëndetësor, bindja se shëndetësi falas nuk ka dhe se gjithçka duhet ta blejnë, si dhe dyshimi për cilësinë e barnave sidomos atyre të rimbursueshme ishin disa nga problemet që qytetarët shfaqën. Ata u shprehën të pakënaqur, që duhet të paguajnë sa herë hyjnë në spital,  edhe për shërbime të cilat në fakt duhet ti përfitojnë të rimbursuara.

“A kemi paguar? Përshembull, thonë që protezat duhet të jenë falas në spital. Në fakt a janë falas? Edhe mund të jenë. Po e dini çfarë më thanë në spitalin e Traumës? Do futet mami në listë pritje! Dhe a e dini sa ishte radha në listë pritje? Doktori tha se duhet të presim, pa frikë, deri në 2021-n, se protezat ishin shumë të limituara në numër ndërkohë që kërkesa ishte shumë e madhe. Çfarë vlere ka për mua që të pres deri në 3 vite për një protezë. Pres unë, por a pret shëndeti.

Nuk dua të akuzoj doktorin. Ai na tha realitetin. Dhe në fakt ai është shumë në rregull me ligjin dhe rregullat. Ekziston një listë pritje. Mua si qytetar më intereson të marr shërbim, më intereson që mami të mos vuajë nga dhimbjet, të bëjë një jetë normale. Dhe nëse unë atë shërbim e marr pas disa vitesh, nuk më shërben më, është tepër vonë” u shpreh qytetari.

Në foto një faturë e marrë nga familjari pas blerjes së pajisjes ortopedike.

Spitali Universitar i Traumës në Tiranë, njëkohësisht qendra e vetme e traumës në vend, në 2016-n solli për pacientët një risi; protezat ortopedike, për të cilat ata nuk do të kenë nevojë të paguajnë, pasi janë falas. Ky investim i qeverisë me vlerë rreth 1 milion dollarë, shtrihet në të njëjtën kohë edhe në shërbimin e ortopedisë në QSUT dhe spitalin rajonal të Durrësit.

Pacientët që kishin nevojë për proteza, ishin të detyruar që t’i paguanin vetë ato me një çmim dy herë me të lartë sesa ai që shpenzohet aktualisht (nga buxheti i shtetit) për blerjen e tyre. Ndërsa tani protezat, për pacientët, do t’u kursejnë buxheteve të tyre familjare rreth 2 milionë dollarë në vit, tha ministri i Shëndetësisë në atë kohë.

Nisur nga problematika e adresuar nga pacientët, shoqata Together for life ka dërguar një shkresë për informacion pranë Spitalit Universitar të Traumës ku ka pyetur lidhur me numrin e pacientëve që kanë përfituar proteza për vitet 2016-2018, ku rezulton se janë 513 pacientë. Ndërkohë aktualisht në listë pritje aktualisht rezultojnë 891 pacientë. Nëse për 3 vite numri i pacientëve që kanë përfituar proteza ka qënë 513, me një pjesëtim të thjeshtë i bie 171 pacientë të protezuar në vit. Nëse në listë pritje janë 819 pacientë, i bie që radha të jetë e rezervuar  për 4- 5 vjet. Sidoqoftë përgjigja e spitalit të Traumës lë shumë vend për interpretim. Pyetjet që shoqata Together for life, i ka drejtuar spitalit, ka qenë :

  • Sa është numri i qytetarëve që kanë përfituar proteza ortopedike falas në Spitalin Universitar të Traumës, për vitin 2017?
  • Sa është numri i qytetarëve që kanë përfituar proteza ortopedike falas në Spitalin Universitar të Traumës, për periudhën janar – qershor 2018?
  • Sa është numri i qytetarëve që kanë përfituar proteza ortopedike falas në Spitalin Universitar të Traumës, për periudhën korrik – dhjetor 2018?
  • Sa është numri i qytetarëve në Listë pritje për proteza ortopedike në Spitalin Universitar të Traumës?
  • A është pajisur spitali Universitar i Traumës, me proteza ortopedike për vitin 2019?
  • A i plotëson spitali Universitar i Traumës të gjitha kërkesat për proteza ortopedike?

Dhe përgjigja e spitalit ka qenë si më poshtë vijon (shiko foton):

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren