Pirja e çajit të zi lidhet me një rrezik të reduktuar të vdekjes së parakohshme, tregon një studim i ri shkencor amerikan. Ulja e rrezikut është më e madhe për ata që pinë dy ose më shumë çajra të zi në ditë.
Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Maki Inoue-Choi i Departamentit të Epidemiologjisë dhe Gjenetikës së Kancerit në Institutin Kombëtar të Kancerit të SHBA-së, të cilët publikuan botimin përkatës në revistën mjekësore amerikane “Annals of Internal Medicine”, analizuan të dhëna mbi afërsisht gjysmë milioni njerëz të moshës 40 deri në 69 vjeç, nga të cilët 85% pinin rregullisht çaj dhe, nga këta, 89% pinin çaj të zi.
Krahasuar me ata që nuk pinin fare çaj, ata që pinin të paktën dy filxhanë çaj të zi çdo ditë kishin një rrezik vdekjeje prej 9% deri në 13% më të ulët. Ulja e rrezikut ishte e vërtetë pavarësisht nëse dikush pinte edhe kafe, i shtonte sheqer ose qumësht çajit, e pinte të nxehtë apo të ftohtë, etj.