Nga Rolina Naço, dietologe
Si mund të shtoj konsumimin e fibrave?
- Duke konsumuar vetëm produkte integrale të cilat janë shumë të pasura ne vitamina (kryesisht kompleksi B) dhe kripëra minerale. Shembull: bukë integrale, bukë thekre, buke misri, oriz integral, makarona integrale, tërshërë, musli etj.
- Të shtoj konsumin e perimeve duke pasuruar gatimet (qepë-karrota-kungull-domate etj)
- Të konsumoj sallatë në çdo vakt kryesor (drekë-darkë). Për të marre edhe më shumë fibra, mund të shtoni një sallatë jeshile (sallatë jeshile, spinaq të fresket, rukola, çikore etj)
- Të shtoj konsumin e legumeve: fasule, qiqra, thjerrëza, bizele, barbunja 2-4 herë në javë dhe frutave të thata çdo ditë.
- Të konsumoj 3-4 propocione frutash në varësi të stinës çdo ditë.
Të mirat e fibrave
– Fibrat kontrollojnë nivelin e glicemisë në gjak
-Fibrat ngadalësojnë tretjen dhe thithjen e karbohidrateve, duke reduktuar kështu rritjen e glukozës në gjak pas një vakti.
-Konsumi i tyre është shumë i rëndësishëm në njerëzit me diabet për të rregulluar më mirë nivelet e glukozës në gjakun e tyre.
-Ulin nivelin e kolesterolit në gjak
-Sipas rezultateve të studimeve epidemiologjike luajnë një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare pasi përmirësojnë nivelin e lipideve në gjak.
Gjithashtu ndihmojnë:
-Kundër kapsllëkut
-Na ndihmojnë për të kontrolluar peshën pasi na bëjnë të ndihemi të ngopur


