Pse duhet të vendosni patjetër vezë në sallatë

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Vitamina E ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore që ndihmojnë sistemin imunitar dhe qarkullues të gjakut të funksionojnë siç duhet – por, fatkeqësisht, shumica e njerëzve nuk marrin sasinë e rekomanduar të saj çdo ditë.

Një studim i ri sugjeron një mënyrë të shijshme për të marrë më shumë vitaminë E çdo ditë: Ndërsa shijoni një sallatë të shumëngjyrshme, vendosni edhe disa vezë në të.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Purdue, në Indiana të Amerikës, zbuluan se kur vullnetarët e studimit konsumuan sallatë me 3 vezë të ziera, ata absorbuan 4.5-7.5 herë më shumë vitaminë E.

Vitamina E është e tretshme, që do të thotë se absorbohet nga trupi së bashku yndyrat, si vajrat, farat dhe frutat e thata. Kjo vitaminë gjendet edhe tek perimet, por trupi nuk mund ta absorbojë siç duhet.

Pak vaj ulliri ose vaj sallatash mund të rrisin absorbimin e antioksiduesve nga perimet, kanë treguar studimet e mëparshme. Studimi sugjeron gjithashtu se suplementet e vitaminës E absorbohen më mirë kur merren me ushqime ose lëngje të yndyrshme.

Vezët në vetvete janë të pasura me lëndë ushqyese shumë të shëndetshme, si aminoacidet, acidet yndyrore të pangopura dhe vitaminat B.

Të kuqet e vezës përmbajnë rreth 3 gramë proteina dhe 4-5 gramë yndyra, ndërsa të bardhat e vezës përmbajnë rreth 3 ½ gramë proteina dhe zero yndyra.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe