Vaji i ullirit është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave ushqyese dhe dobive që mbart. Sipas studimeve të ndryshme thuhet se një lugë gjelle vaj ulliri i papërpunuar në ditë menjanon një sërë sëmundjesh, përmirëson lëkurën, flokët dhe të gjithë trupin.
Një lugë vaj ulliri në ditë, cilat janë përfitimet në organizëm?
Laksativ natyral (shkarkues):Kapsllëku apo lëvizjet e pakëndshme të zorrëve janë motivet kryesore pse shumë njerëz i drejtohen mjekëve gastrointestinal për vizita mjekësore më të specializuara. Por, vaji i ullirit mund të ndihmojë në lehtësimin e këtij problemi, pasi yndyrat ndihmojnë në qetësimin e pjesës së brendshme të zorrëve dhe ndikojnë në sistemin imunitar që të thithë më shumë ujë, thotë studimi nga Cleveland Clinic.
Zvogëlon rrezikun e prekjes nga demenca: Gjithashtu, shtimi i një luge vaj ulliri në regjimin tuaj ushqimor zvogëlon rrezikun e prekjes nga demenca, kjo sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Mbron shëndetin e zemrës: sipas studimeve thuhet se vaji i ullirit ul mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës në 41%. Për shkak të polipenolit që përmban, ai normalizon nivelet e kolesterolit në trup.
Përmirëson sistemin imunitar: vaji i ullirit përmban antioksidantë që e mbajnë sistemin imunitar të sigurtë nga infeksionet.
Ndihmon në rënie peshe: vaji i ullirit përmban yndyrna të shëndetshme dhe mundëson djegien e yndyrës trupore në mënyrë më të shpejtë.
Vaji i ullirit redukton rrezikun e shfaqjes së kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike e mendore.