Pse fëmija ka erë të rëndë nga goja?

Mjeku pediatër, Polikron Çelo

Shkaqet më të zakonshme lidhen me hapësirën e gojës dhe tretjen e vështirë. Në raste të rralla, mbrapa kësaj shenje mund të fshihen dhe sëmundje, si: diabeti, sëmundje të rënda të mëlçisë ose veshkave, probleme metabolike etj, po vetëm era e rëndë nuk është shenjë tipike (ashtu femiej 2 gjumsi mendohet ndonjëherë), as për  ndonjë nga këto që përmendem, nëse nuk shoqërohet dhe me shenja të tjera të këtyre sëmundjeve. Sigurisht një fëmijë që vuan nga ndonjë prej këtyre sëmundjeve, mund t’i  ndryshojë edhe aroma.

Higjiena e gojës – përbën shkakun më të zakonshëm. Ushqimet e mbetura midis dhëmbëve (sidomos sheqernat), fementohen duke dhënë  erë të rëndë. Nëse lahet goja, aroma ndryshon.

Dhëmbët e prishur – mikrobet e tyre bëhen shkak për ndryshimin e aromës. Me shfaqjen e parë të maisjes, të mjekohen. Nuk është e vërtetë se dhëmbët e qumështit nuk kanë nevojë për mjekim.

Majisjet e rrugëve të frymëmarrjes – në ndonjë rast shoqërohen me pak erë të rëndë nga goja, diçka kalimtare, nuk kërkon masa të veçanta.

Tretja e vështirë – haset më tepër kur teprohet me proteinat (mish, vezë, qumësht, gjalpë etj), merren pak perime dhe nuk pihet ujë sa duhet. Rregullimi i dietës mënjanon dhe erën e rëndë.

Adenoidet, bajamet kronike më shumë thellime dhe majisjen e sinuseve – shpesh shoqërohen me erë të rëndë të zgjatur. Problemi zgjidhet vetëm duke mjekuar këto sëmundje.

Acetoni – përbën një nga shkaqet e ndryshimit të aromës së gojës.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"