Gënjeshtra është një gjest që fëmijët e mësojnë. Gënjeshtra është një “mjet” për të shmangur fajin apo ndëshkimin dhe mbështetet në vetëbesimin e ulët.
Sipas psikologëve, dallimi kryesor midis fëmijëve duhet të mbështetet mbi baza emocionale dhe në mirëqënie. Fëmijët që gënjejnë në mënyrë të vazhdueshme nuk ndihen mirë me veten e tyre. Psikologët shpjegojnë se gënjeshtrat e përsëritura mund të jenë një shenjë dalluese për problemet që mund të ketë fëmija. Arsyet më të zakonshme të gënjeshtrave janë veçanërisht në mesin e fëmijëve të vegjël, të cilët e bëjnë këtë gjest për të mos u ndëshkuar.
Problemi themelor sipas psikologëve, qëndron tek prindërit, sepse gënjeshtra lidhet me paaftësinë e fëmijës për t’u integruar në familje dhe për t’i shprehur ndjenjat siç i mendon.
Për fëmijët në moshë më të rritur (7-10 vjeç), gënjeshtrat në mënyrë të vazhdueshme vijnë si shenjë rebelimi kundër kufizimeve që ju vendosin prindërit.
Pasi rriten, fëmijët kuptojnë se kontrolli më i madh që mund t’ju bëhet është kontrolli mbi gjërat që ata bëjnë. Prandaj prindërit duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm në kontrllin që kërkojnë, ata duhet t’i lënë fëmijët më të lirë dhe gënjeshtrat do të zhduken nga ata, shpjegojnë psikologët.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


