Një raport i vitit 2012 tregon se “privimi nga gjumi” ose gjumi më pak se 6 orë në natë është i lidhur me mosbalancimin e energjisë dhe shtim në peshë. Të rriturit të cilët nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm dhe të qetë kanë ndjenjë urie më të madhe se njerëzit e tjerë. Ata kërkojnë të hanë ushqime kalorike, të cilat ndikojnë në depozitimin e yndyrës në bark. Nga studimi i kryer, rezultonte se femrat që nuk bënin gjumë të mjaftueshëm, konsumonin rreth 400 kalori më shumë se të tjerat, kurse meshkujt rreth 600 kalori më shumë.
Reduktimi i orarit të gjumit çon në prishjen e 2 hormoneve të rëndësishme që kanë të bëjnë me oreksin ghrelin dhe leptin. Ghrelin stimulon oreksin, ndërsa leptina i dërgon sinjal trurit kur ndiheni të ngopur. Kur reduktoni orarin e gjumit nivelet e ghrelin rriten ndërsa nivelet e leptinës ulen. Privimi i gjumit rrit nivelet e kortizolit, i cili nxit organet në depozitimin e yndyrës.
Problemet shëndetësore që lidhen me privimin e gjumit shkojnë përtej shtimit në peshë. Privimi i gjumit mund të ulë ndjeshmërinë e insulinës, e cila është një shënues i herët për të pasur diabet. Mungesa e gjumit në mënyrë kronike lidhet me rrezikun për presionin e lartë të gjakut dhe ul imunitetin. Ju duhet të flini 8 orë gjumë çdo natë që t’i qëndroni larg sëmundjeve dhe shtimit në peshë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


