Pse kam dhimbje gjatë aktit seksual?

Përgatiti për “Shëndet+”: Eneida Mjeshtri

Penetrimi mund të jetë i dhimbshëm nëse individi është i tensionuar, thotë Beaton. Një numër faktorësh mund të kontribuojnë për këtë, duke përfshirë “mosdijen, frikën e shtatzënisë, nevojën për kontroll, ankthin në lidhje me marrëdhëniet dhe mungesën e komunikimit.” Ndonjëherë faza përgatitore mund t’ju ndihmojë për të stimuluar kënaqësinë seksuale. Synoni një intimitet të sigurt me partnerin, jepini kohë kënaqësisë duke zgjatur fazën e përkëdheljeve, puthjeve të ndërsjellta, lojërave të vogla që ju  eksitojnë të dyve. Dhe mos harroni një këshillë praktike: përdorni shumë lubrifikim.

marredhenie seksuale 11“Dhimbjet në vaginë ose në qafën e mitrës mund të ndodhin  për disa arsye, psh: në rast se femra është akoma e paeksituar dhe vagina e saj është ende e thatë; penisi i partnerit shkon thellë dhe godet qafën e mitrës në një kënd të caktuar; penisi ka madhësi ose formë që shkakton parehati në disa vende të vaginës, etj. Kjo është diçka që ndodh shpesh tek femrat dhe ndonjëherë zgjidhja është thjesht ndërrimi i pozicionit të penetrimit. Por nëse problemi vazhdon ose përkeqësohet, atëherë mund të mendohet për shkaqe mjekësore”.

Dr. McDonald-Mosely thotë që dhimbjet gjatë aktit seksual nuk janë të natyrshme. “Disa infeksione vaginale ose sëmundje seksualisht të transmetueshme mund të shkaktojnë dhimbje gjatë penetrimit, kështu që nëse problemi vazhdon, kontaktoni me një mjek gjinekolog. Me fjalë të tjera, nëse nuk bëhet fjalë për një rrethanë të përkohshme psikologjike ose për dhimbje të shkaktuara nga pozicione të pazakonta seksuale, bëni një konsultë mjekësore me gjinekologun për të qartësuar shkaktarët e vërtetë të problemit”.

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare
Infeksionisti Stroni: Hepatiti B, rrezik më i madh se HIV/AIDS
Raporti i OBSH: Afërsisht 1 në 6 persona në mbarë botën përjetojnë infertilitet