Pse martesa i bën burrat më të shëndoshë

martesa cifti bardheziThonë se dashuria e një mashkulli kalon nga stomaku. Dhe duket se pasi një grua ka fituar zemrën e një burri, ajo thjesht s’i reziston dot tundimit për ta ushqyer atë. Një studim i kryer nga “Forumi i Shëndetësisë për Meshkuj” ka treguar se këta të fundit pas martesës mund të ndryshojnë zakonet e të ushqyerit. Një ekip hulumtuesish nga Universiteti Metropolitan i Lidsit ka zbuluar se burrat e martuar janë më të shëndoshë se beqarët. Kjo mund të jetë sepse burrat e martuar e trajtojnë veten me më shumë embëlsira, pasta dhe kek me fruta sesa beqarët. Nga studimi rezultoi se burrat e martuar gjithashtu kanë prirjen që të pinë më shumë verë se beqarët.

Shkencëtarët nuk ishin të sigurt për shkaqet, por një mendim ishte se burrat e martuar vendosnin t’i jepnin vetes më shumë pushime pas martese. Një teori tjetër ishte se kjo ndoshta ndodhte sepse meshkujt hanin ushqime më të shëndetshme se në të kaluarën.

Shëndeti mund të merret më lehtë nëse ata kanë një grua që di të bëjë pazar dhe të gatuajë.

Studimi tregoi se kishte gra që i shëndoshnin qëllimisht burrat e tyre për t’i bërë më pak tërheqës për gratë e tjera.

Tam Frai, specialist i obezitetit, i cili është i martuar për gati 50 vjetësh, thotë: “problemi është se meshkujt kanë punuar shumë. I kanë nxjerrë gratë jashtë për darkë, i kanë përkëdhelur dhe në martesë është koha për shpagim. Gruaja admiron burrin e saj, ndërkohë që ai ulet dhe ha pa fund e sigurisht shëndoshet”.

martesa gishtatMr. Frai nga Forumi Kombëtar i Obezitetit vazhdon: “Unë mendoj për rrethanat e mia personale. Gruaja ime gatuan për një ushtri të vogël dhe unë duhet të tregohem i kujdesshëm se sa ha. Gruaja dëshiron ta kënaqë burrin e saj”.

Pavarësisht kësaj, rezultatet e studimit nuk ishin të gjitha negative për meshkujt. Ekipi gjeti edhe burra të martuar që hanin më shumë fruta dhe ushqime të shëndetshme se beqarët. Dhe sigurisht ata që e kanë lënë pas beqarinë, nuk hanë shumë sufllaqe apo hamburgera.

Kërkimi zbuloi gjithashtu se burrat e martuar hanë më shumë kos se ata që po shkojnë drejt ndarjes dhe se burrat e martuar hanë më shumë çokollatë se burrat e ve.

Një kërkim i mëparshëm zbuloi se gratë gjithashtu shëndosheshin pas martese. Shkencëtarët amerikanë studiuan mënyrën e jetesës së 10 mijë personave dhe zbuluan se pas martese gratë kishin më pak kohë për t’u stërvitur, çka i bënte të shtonin në peshë.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën