Pse po sjell komplikacione gripi?Alimehmeti: Kemi turp të bëjmë testet e shpejta në farmaci

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti shpjegoi në emisionin “Top Story” pse gripi po sjell komplikacione. Ai nënvizoi se në tetor neglizhohen vaksinimet për shkak se nuk ka grip.

“Çdo stinë dimri ka një tufë me viruse respiratorë që xhirojnë. Popullata sa më shumë shtohet, aq më shumë është probabiliteti që të transmetohen viruset. Sa të ketë jetë do ketë viruse. Të gjitha këto viruse japin një lloj imunitete të pjesshëm. 10-15% e popullatës çdo vit infektohet me grip”, deklaroi Alimehmeti “Top Story”.

“Hë se grip është”, e neglizhojmë. Kur bëhet fjalë për infektime, ne kalojmë një cikël panik-neglizhim. Nga na tjetër nuk thuhet mjaftueshëm sa pasoja të rënda sjell gripi.

Në tetor duhet të bëjmë fushatën e vaksinimit. Te ne marrja e vaksinës është tejet e ulët. Në tetor jemi në fushatën e neglizhimit se nuk ka grip në tetor. Tani jemi në panik dhe ‘o Zot çfarë do bëjmë’. Neglizhimi në tetor është thuajse gjithmonë.

Një gjë tjetër që mund të bëjmë? Mund të kishim testet e gripit dhe covidit në farmaci. Nuk ka në Shqipëri, kemi turp të bëjmë teste të shpejta në farmaci.

Dy javë paralajmërime janë goxha. Është një lloj kambane që të lajmëron se diçka po vjen. Do e kemi sërish ne. Do vijë vjeshta, po aq vaksina do blihen.

Fushata për vaksinat duhet të jetë si ajo elektorale. Këto lloj virusesh gjejnë personat e brishtë. Mosha të vjetra, të reja, njerëz të sëmurë dhe këta kanë mundësi më të mëdha për të pasur ndërlikime, vështirësi më shumë.

Parimi kush është? Është mbështetja ndaj institucioneve përkatëse. Parandalimi është gjëja më e mirë, më e lirë”, u shpreh ai.

 

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë