Pse shkaktohen fisurat (çarjet) anale?

stomaku dhembPërgjigjja nga mjeku Altin Cekodhima:

Shkaku më i zakonshëm është jashtëqitja e feçeve të mëdha e të forta. Kapsllëku dhe shtrëngimi gjatë defekimit mund t’i shkaktojë gjithashtu. Një shkak tjetër është inflamacioni i anusit dhe rektumit, sëmundjet inflamatore të zorrës (koliti ulçeroz, sëmundja Crohn etj).

Faktorë risku janë edhe diarreja, infeksionet, kanceri dhe trauma. Shembuj infeksionesh që mund të shkaktojnë fisura anale janë: tuberkulozi, sifilizi, gonorreja, infeksionet nga virusi herpes simplex, cytomegalovirus dhe HIV. Trauma mund të vijë nga ndërhyrjet kirurgjikale apo marrëdhëniet seksuale anale. Të moshuarit mund të kenë fisura anale pjesërisht për shkak të sforcimit gjatë defekimit për shkak të kapsllëkut ose furnizimit të dobët me gjak të kësaj zone. Fisurat anale janë gjithashtu të shpeshta tek gratë pas lindjes.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën