Kryefaqja Aktualitet Psikologia: Kemi fëmijë që zgjohen me makthe natën, prindërit nuk u flasin...

Psikologia: Kemi fëmijë që zgjohen me makthe natën, prindërit nuk u flasin për pandeminë

0
Shpërndaje

Psikologe: Ada Mehmeti

Edhe fëmijët ashtu sikurse të rriturit e kanë përjetuar dhe vazhdojnë ta përjetojnë pasigurinë. Tek fëmijët është shtuar shumë pasiguria, duke qenë që askush nuk flet me ta për tua shpjeguar të gjithë ndodhinë dhe këtu po flas për prindërit. Të rrallë janë ato prindër që flasin me fëmijën për t’ia shpjeguar fëmijës me një gjuhë të kuptueshme të gjithë situatën në të cilën ndodhen. Duke pasur fëmijë të pasigurt, ata fillojnë të kenë simptoma të ankthit. Kemi fëmijë që zgjohen me makthe natën. Më pas prindërit i sjellin ke psikologu duke thënë: “Nuk e di pse ngrihet natën me makthe, pasi çdo gjë është në rregull me këtë fëmijë”.

Por që nuk është çdo gjë mirë në  jetën e këtij fëmije për aq kohë sa nuk i është folur kurrë dhe nuk i është shpjeguar situata. Që ky fëmijë nuk rrezikon shëndetin e gjyshërve, të prindërve dhe familjarëve të tjerë. Ajo që po vihet re është frika që kanë këto fëmijë ,duke menduar që nëse infektohen me COVID-19 do ja ngjisin familjarëve të tjerë dhe do humbasin jetën si ato në TV.

A janë të ndërgjegjshëm prindërit për ta sjellë fëmijën tek psikologu kur vërejnë diçka që nuk shkon mirë me fëmijën e tyre?

Një pjesë e mirë e prindërve vijnë me vullnetin e tyre për të sjellë fëmijën dhe e pranojnë që fëmija ka një problem. Ata kërkojnë ndihmë dhe bëjnë çmos që fëmija të përmirësohet.

Por, ka dhe nga ato prindër që ku i thua që fëmija duhet të trajtohet për një periudhë të caktuar tek një psikolog ose një specialist i shëndetit mendor, kanë një hezitim për ta pranuar atë që po ndodh. Ky prind e kërkon ndihmën si fillim por më pas refuzon ta marrë atë.

Unë si psikologe jap një këshillë për prindërit! Ju lutem flisni me fëmijët tuaj për të gjithë problematikat që ato kanë. Mos i lejoni që të ndihen të pa rëndësishëm në jetën tuaj. Dëgjojini ato, i flisni për situatën në të cilën ndodhemi. Bëjani më të lehtë dhe më të kuptueshme këtë gjë!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here