Punoni në zyrë pa dritare? Ju kushton 46 minuta gjumë çdo natë

Harrojeni qumështin, borsat me ujë të ngrohtë apo të përkuleni mbi një libër të këndshëm. Sekreti për një gjumë të rehatshëm mund të lidhet direkt me vendin tuaj të punës.

fle gjume burreNjë studim i ri ka treguar se punonjësit në një zyrë pa dritare, ose me shumë pak dritë, flenë mesatarisht 46 minuta më pak.

Ata që ulen pranë dritares kishin më pak probleme me gjumin dhe cilësi më të mirë jetese sesa punonjësit e privuar nga drita e diellit.

Studimet e publikuara në “Journal of Clinical Sleep Medicine” sugjerojnë se ambienti i punës është thelbësor për të përcaktuar dhe orën biologjike të njeriut.

Studiuesit thonë se zyrat e dizenjuara mirë mund të nxisin shëndetin mendor dhe fizik të punonjësve. Një në tre britanikë vuan nga gjumi i keq, teksa për këto janë fajësuar stresin, kompjuterat dhe marrja e punës në shtëpi.

Sidoqoftë, kostoja e netëve pa gjumë është më e madhe sesa thjesht një humor i keq apo humbja e përqendrimit. Gjumi i keq i vazhdueshëm rrit shumë problemet shëndetësore si obeziteti, diabeti, madje edhe shkurton jetën.

Sidoqoftë, kostoja e netëve pa gjumë është më e madhe sesa thjesht një humor i keq apo humbja e përqendrimit. Gjumi i keq i vazhdueshëm rrit shumë problemet shëndetësore si obeziteti, diabeti, madje edhe shkurton jetën.

zyre pa dritareKërkuesit nga Universiteti i Ilinoisit, Universiteti Veriperëndimor i Çikagos dhe Instituti i Teknologjisë në Tajvan u bashkuan për të studiuar mbi rolin që kanë te gjumi i punonjësve vendet e punës pa dritare.

Ata morën 49 punonjës zyrash, gjysma e të cilëve e kalonin ditën në ambiente pa dritare, ndërsa pjesa tjetër ekspozoheshin vazhdimisht ndaj dritës së diellit. Secili u pyet mbi zakonet e gjumit, aktivitetin fizk dhe stilin e jetës. Disa nga vullnetarët kishin gjithashtu dhe pajisje që masnin ekspozimin e tyre ndaj dritës, nivelin e aktivitetit fizikë dhe kohën e fjetje/zgjimit.

Rezultatet treguan se personat që ekspozoheshin ndaj dritës së diellit flinin mesatarisht 46 minuta më shumë se kolegët e tyre të privuar nga drita e diellit. Ata gjithashtu kishin cilësi më të mirë gjumi, më pak probleme gjatë natës dhe ishin më të prirur për t’u stërvitur, pasi kishin bërë gjumë më të mirë./ Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër
Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Ky është shteti i parë në BE që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët
Allmuça: Nëse duam që dhuna të mos përsëritet, duhet të punojmë me dhunuesit duke i rehabilituar