Pyet mjekun: A ka një dietë ushqimore kur kemi probleme me pankreasin?

Për gazetën “Shëndet+”, Bardhyl Popa, gastrohepatolog

Në rastet me pankreatit akut në të shumtën e rasteve ndalohet ushqimi nga goja. Ushqimi rifillohet pas 3-4 ditësh nën mbikëqyrjen e mjekut.

kanceri pankreasitrDieta në pankreatitin kronik: Së pari ndalohet në mënyrë kategorike pirja e alkoolit, kurse  duhani dhe kafeja mund ta shtojnë dhimbjen. Duhet ngrënë 4-5 herë në ditë, duhen evituar ushqimet krudo, duhet evituar konsumimi i lëngjeve gjatë vakteve. Në përgjithësi dieta ushqimore duhet përshtatur për çdo pacient më vete, por në përgjithësi është hiperkalorik: (2500-3000 kalori) dhe do të përmbajë 30% proteina, 30% lipide, 40% glucide.

Proteinat: 100-150 gr në ditë, nga të cilat 65-75% e zënë mishi i pulës, mish viçi, peshk, mëlçi, të ziera. Pastaj pjesa tjetër plotësohet me djath lope, vezë gjysmë të ziera.

Lipidet: Preferohet një regjim hipolipidik, preferohet gjalpi i freskët i lopës, djathërat që kanë më pak se 50 % yndyrë, qumështi, vaji luledielli.

Glucidet: Preferohet një regjim hiperglucidik (rreth 400 gr  glucide në ditë), bukë e bardhë e ndenjur 1-2 ditë ose e thekur, zarzavate të ziera, fruta të pjekura mirë ose komposto, mjaltë etj.

Postime të ngjashme

Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?
Pse po më dridhet syri?