Pyet mjekun: “Çfarë shenjash ka ‘infeksioni i tiroides’?

Jam një vajze 25 vjeçe dhe doja të pyesja në lidhje më një sëmundje të gjendrës tiroide. Kam dëgjuar për “infeksion të tiroides”, doja të dija se çfarë shenjash ka kjo sëmundje?

Blediaona

Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjekun endokrinolog, Flamur Mete:

“Infeskioni i tiroides apo siç njihet thyroiditi akut , zakonisht fillon me shenja të përgjithshme, të ngjashme me ato të një viroze (gripi). Të sëmurët mund të kenë ethe, dobësi të theksuar trupore, dhimbje muskulore, mungesë oreksi. Dhimbjet e thyroiditit mund të jenë të lokalizuara mbi vetë gjëndrën tiroide, por shpesh ato përhapen në drejtim të nofullës ose veshit. Në disa raste i sëmuri mund të ketë vështirësi në gëlltitje. Tyroidia, si dhe muskujt e gjëndrat limfatike të qafës, shpesh janë të rritura në volum si pasojë e procesit inflamator. Prandaj rekomandohet që me shfaqjen e disa prej këtyre shenjave të konsultoheni me një mjek specialist, për të vendosur një diagnozë të saktë ”.

Botuar në shendeti.com.al, Qershor, 2014

Postime të ngjashme

Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?
Pse po më dridhet syri?