Pyet mjekun: Më vijnë veshët erë të keqe. Çfarë më sugjeroni?

Përshëndetje! Jam një grua 42 vjeç dhe kam probleme me veshët të cilët më vijnë erë të keqe. Çfarë më sugjeroni?

Përgjigjet Klodiana Zaharia, mjeke ORL në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 3, Tiranë.

Era e keqe e veshëve mund të ketë dy shkaqe. Ose një dyllë shumë të ndenjur dhe papastërti në vesh, ose myk. Në  çdo rast zonja duhet të paraqitet pranë një mjeku ORL për të bërë ekzaminimin e veshit dhe largimin e dyllit, ose mjekimin me antimykotik nga goja dhe me pika në rast se do të jenë kërpudha.

Nëse nuk arrin të shkojë për momentin tek mjeku, mund të përdorë dhe vetë një mjekim neutral siç është alkooli borik. Ai mund të ndihmojë në heqjen e erës së keqe të veshit për momentin.

Botuar në Shendeti.com.al prill 2018

Postime të ngjashme

Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?
Pse po më dridhet syri?