Pyet mjekun: Si mund të kurohet zgjebja?

Përshëndetje! Doja t’ju pyesja lidhur mbi shqetësimin tim. Jam diagnostikuar me zgjebe rreth një vit më parë, por s’po më kalon. Kam kruajtje të forta sidomos natën. Kam marrë dhe mjekim, por pa rezultat.

Përgjigjet Selman Lirza, mjek dermatolog në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë.

Zgjebja (scabies) apo kroma është një sëmundje lëkure ngjitëse e shkaktuar nga një parazit të quajtur sarcoptes ( scabies). Zakonisht trajtohet mirë dhe kalon brenda pak ditëve, por në rast se neglizhohet/ nuk trajtohet në kohë mund të kthehet edhe në dermatit të egzematizuar post skabioz.

Në varësi të rastit, mund të trajtohet me antistaminik, kortizonik, lokalisht ose nga goja. Trajtimi është familjar, pra duhet të mjekohen të gjithë pjesëtarët e familjes, pa harruar që duhet bërë sterilizimi i teshave.

Botuar në shëndeti.com.al, maj 2018

Postime të ngjashme

Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?
Pse po më dridhet syri?