Përgjigjet mjekja Mimoza Keta, obstetre – gjinekologe
Këto janë besime që qarkullojnë në internet. Për mua, mjafton që sutjenat të jenë të pastra, të hekurosura. Ne rekomandojmë sutjena pambuku, megjithatë tani ka materiale shumë të mira, që vajzat dhe gratë i njohin.
Çfarë nënkupton mirëmbajtja e gjirit?
Higjiena e gjirit për mua është kryesore dhe themelore. Dush, mundësisht dy herë në ditë. Në mëngjes dhe në darkë. Dhe ndërrimi i sutjenave. Mbajtja e sutjenave të pastra, të hekurosura dhe të buta në anën e brendshme.
Sipas disa studimeve, thuhet se ushqyerja me gji parandalon edhe kancerin e gjirit, sa qëndron?
Nëse do të flasim për kancerin e gjirit, një nga faktorët e riskut është një grua e cila nuk ka pasur asnjë lindje. Kjo bën që të jetë një faktor i madh rreziku për lindjen e kancerit të gjirit. Prania e kancerit në njërin gji është faktor madhor për gjirin tjetër. Nëse në shkallën gjeneologjike nëna, motra, tezja mund të kenë pasur kancer të gjirit, atëherë patjetër prirja është shumë e madhe.
Tjetër faktor risku
Kryesorja është që, nëse ne i kapim ndryshimet e kancerit të gjirit në kohë, mund të shpëtojmë një jetë gruaje. Prandaj del në plan të parë kryerja e vetëkontrollit të gjirit, parandalimi, kapja e menjëhershme. Çfarë do të thotë? Nëse ke një bimë të vogël, e kap dhe e heq me gjithë rrënjë, nuk ngelet asgjë poshtë.
Por nëse pret një pemë, çfarë ndodh? Sado të mundohesh, rrënjët janë aty.
Kanceri i gjirit dhe i qafës së mitrës janë më joproblematikët nëse kapen në kohë. Janë kancere që marrin jetë njerëzish dhe sërish numri i vdekjeve është i madh, por nëse kapen në kohë, ato mund të shpëtojnë. Prandaj vihet theksi te parandalimi.
Mosha, faktor risku për kancerin e gjirit
Rekomandoj për gratë në moshën 40-vjeçare bërjen çdo 3 muaj të ekzaminimit të gjirit, te mjeku gjinekolog, çdo vit bërjen e një ekografie të gjirit dhe pas moshës 45-vjeçare 1 herë në 2 vjet bërjen e një mamografie.
Kancer në moshën 20-vjeçare
Nuk mendoj që ka shtim të numrit të rasteve./ https://shendeti.com.al/


