Qendrat e Këshillimit dhe Testimit Vullnetar në Shqipëri

dori 2Redona Dudushi

Qendrat e Këshillimit dhe Testimit Vullnetar për HIV janë shërbime që ofrohen për të gjithë personat që duan të njohin statusin e tyre për HIV shoqëruar me një këshillim profesional për të ndihmuar klientët të përshtaten me rezultatin e testimit. Çdo person që dyshon se mund të jetë i infektuar me HIV apo mendon se ka kryer një sjellje të rrezikshme duhet të adresohet për të kryer testin për HIV pranë Qendrave të Këshillimit dhe Testimit Vullnetar. Testimi është e vetmja mënyrë për të njohur statusin shëndetësor në lidhje me HIV. Njohja e statusit shëndetësor në lidhje me HIV parandalon përhapjen dhe transmetimin e infeksionit, ndihmon klientin të trajtohet në mënyrë efikase dhe  përmirëson cilësinë e jetës.

Qendrat e Këshillimit dhe Testimit Vullnetar për HIV funksionojnë në 12 prefekturat e vendit pranë Drejtorive të Shëndetit Publik në rrethet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Lushnjë, Fier , Vlorë, Berat, Lezhë, Shkodër , Kukës, Korçë dhe Gjirokastër.

Shqipëria konsiderohet një vend me prevalencë të ulët përsa i përket infeksionit HIV dhe AIDS. Numri i testimeve vullnetare për HIV në vendin tonë ka qenë i ulët.Ngritja e Qendrave të Këshillimit dhe Testimit Vullnetar në Shqipëri solli një rritje të numrit të testimeve vullnetare për HIV, në  përputhje me strategjinë kombëtare për të rritur përgjigjen ndaj HIV/AIDS në shkallë kombëtare për të mbajtur Shqipërinë një vend me prevalencë të ulët për të  parandaluar riskun e përhapjes  së infeksionit HIV në të ardhmen.

Qendra e Këshillimit dhe Testimit Vullnetar ofron:

-Këshillim Konfidencial

-Testim

-Mbështetje psiko-emocionale

-Referim për trajtim

Avantazhet e Qendrës së Këshillimit dhe Testimit Vullnetar:

-Konfidencialitet  i plotë në Testim dhe Këshillim

-Profesionalizëm

-Pa pagesë

Çfarë mund të kërkohet në një Qendër Testimi dhe Këshillimi Vullnetar:

→Informacion i plotë dhe profesional rreth HIVdheAIDS.

→Shpjegim i detajuar mbi sjelljet e rezikshme.

→Promovim i modeleve të sjelljeve të shëndetshme .

→Vlerësim i riskut personal për cdo person që dyshon se ka kryer sjellje të riskueshme.

→Testim i shpejtë dhe dhënie e rrezultatit brenda 30 minutave.

→Shpjegim i rrezultatit të testimit.

→Mbështetje psiko-emocionale.

→Referim në shërbimet përkatëse

Këshillimi për HIV dhe AIDS është një proces konfidencial,dinamik dypalësh mes Klientit dhe Këshilluesit,i cili ka  për qëllim të ndërgjegjesoj dhe edukoj klientin mbi problemet e HIV dhe AIDS, të vlerësoj riskun personal të klientit duke u bazuar në sjelljet e rrezikshme që ka kryer dhe kohën e kryerjes së tyre,të shpjegoj procesin e testimit dhe mundësinë e rezultateve të pritshme, të rekomandoj për testim dhe të ofroj mbështetje psiko-emocionale e rreferim pas komunikimit të rezultatit të testimit.

Hivi qendratMbështetja psikosociale, problemet që paraqesin personat me virusin HIV

Njerëzit e diagnostifikuar me virusin HIV përballen me një mori problemesh të cilat kërkojnë mbështetje psiko-emocionale. Probleme të shumta shfaqen: përshtatja me statusin e ri shëndetësor, paqartësia dhe pasiguria për të ardhmen, ankthi rreth përhapjes së infeksionit, vetmia, frika nga mospranimi në shoqëri  apo familje, izolimi fizik, hospitalizimi,humbja e shtëpisë, ndërprerja e shkollimit, efektet fizike të sëmundjes, përparimi i sëmundjes, humbja e lidhjeve, zemërimi, depresioni etj.

Këto probleme mund të jenë të shpeshta si për personin që jeton me HIV ashtu dhe për familjarët e tij/saj. Fakti që këto probleme nuk janë gjithnjë të parashikueshme  sjell stres. Eleminimi i faktorëve që shkaktojnë stresin nuk është i mundur por ndihma për menaxhimin dhe adaptimin me këto situata është qëllim i mbështetjes psiko-sociale që ofrohet në këshillim.

Këshillimi mund të jetë veçanërisht i dobishëm në përcaktimin e rrethanave,në të cilat këto probleme mund të jenë të pranishme dhe në ndihmën që i jep personit për të planifikuar si të përshtatet dhe ti përballojë më mirë.

Këshillimi ndihmon personin të reagojë ndaj këtyre problemeve kur ato shfaqen.

Këshillimi ndihmon që klienti t’i ridimensionojë planet dhe pritshmëritë e tij për të ardhmen,të jetoj në mënyrë të plotë e aktive, duke marr kontrollin mbi jetën e tij.

Këshillimi është proces që  gjeneron një fuqi terapeutike tek individët dhe familjarët duke bërë të mundur që personat që jetojnë me HIV të jenë aktiv  në punën e tyre, edukimin e tyre, familjen e tyre e mes miqve, ndihmon të ulë varësinë nga shërbimet shëndetësore dhe sociale dhe gjithashtu mund të ndihmojë në reduktimin e problemeve psikologjike.

Parandalimi i transmetimit të  infeksionit HIV është një ndër qëllimet kryesore gjatë procesit të këshillimit. Këshillimi është pjesë e parandalimit. Këshillimi si pjesë e  parandalimin fokusohet në diskutimin e sjelljeve të rrezikshme, promovimin e mënyrave të shëndetshme të sjelljes dhe rritjen e ndërgjegjesimit përmes informimit  e edukimit.

Çdo person mund dhe duhet të testohet për virusin HIV. Testimi pranë Qëndrave të Këshillimit dhe Testimit Vullnetar kryhet në një kontekst mbështetes duke u fokusuar në nevojën personale për shëndet dhe mirëqënie të personit, partnerëve dhe të familjarëve.Rëndësia e adaptimit të praktikave që eliminojnë ose minimizojnë mundësinë e infektimit të partnerëve. Parandalimi dhe mbështjeja duhet të shkojnë gjithmonë paralelisht. Mbështeteja psikologjike e fituar nga procesi i këshillimit ndihmon për të pranuar informacinin e ri dhe për tu përshtatur me mënyrën e jetesës.

image002*Ky suplement është mundësuar nën kujdesin e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe specialistët e Institutit të Shëndetit Publik

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
sinusit
Gjërat që duhet të dini për Inflamacionin e sinusitit
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
skleroz
Skleroza - Shënjat fillestare dhe si t’i dalloni
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022