Qendrat shëndetësore pa sistem kondicionimi. Pacientët: ‘’Po na mbytni’’

Qender shendetesore

Elona Tereziu / Shendeti.com.al

Në kohën ku temperaturat jashtë kanë arritur kulmin, pacientëve të  Poliklinikës së specialiteteve  Nr. 2 në kryeqytet u duhet të përballen më kushte tejet të vështira.

Në korridoret ‘’mbytës’’ që presin çdo ditë me qindra pacientë, në këmbë, të ulur, mes zënkave dhe ulërimave se kush e ka radhën i pari, mungon edhe sistemi i kondicionimit. Në të vetmin kat ku janë vendosur dy të tillë, është ai nr. 3 megjithëse njëri nuk ndizet asnjëherë, tjetri vetëm me raste.

Bashkim. H, një zotëri i moshuar që pret të kryej një vizitë tek alergologjia, tregon se ka më shumë se dy orë në radhë. I ulur në një nga stolat aty pranë, ai del herë pas here jashtë për t’u mbushur me frymë. ‘’Ne jemi të sëmurë. Unë mezi  mbushem atje jashtë me frymë e jo më këtu mes 30-40 njerëzve, por çfarë të bëjmë, halli na ka sjellë këtu. I pyetur nëse mendon se duhet të ketë sistem kondicionimi na thotë  ‘’Është kondicioneri atje në fund, por herë e ndezin e herë jo. Këtu duhet rregulluar sistemi referimit se nuk ka çfarë i bën një kondicioner gjithë këtyre pacienteve. Ne jemi 30-40 njerëz që po presim këtu’’.

Një tjetër zotëri, Besniku, emigrant i ardhur nga Greqia ka sjellë nënën për një vizitë tek reumatologjia, një nga repartet me problematike për sa i përket fluksit të pacientëve, shprehet tejet i indinjuar nga situata ‘’Përfundimisht Shqipëria nuk bëhet me këta njerëz. Kam më shumë se dy orë këtu që pres radhën. Njëri shtyn, tjetri ulërit, tjetri shan, ajri i ndotur, temperatura që shkojnë 40 gradë. Kështu shërohen pacientët, por s’kanë faj mjekët, fajin e ka a i ‘’madhi’’.

Një situatë e tillë paraqitet pothuajse në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, ku mungon sistemi i kondicionimit, por fluksi i lartë që pret kjo qendër çdo ditë e bën edhe më alarmante situatën. / https://shendeti.com.al/

QSH

Qender shendetesore1

QSH1

 

Postime të ngjashme

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll