Qëndroni ulur për një kohë të gjatë? Ja çfarë duhet të bëni për të mos rrezikuar shëndetin

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Punonjësit e zyrës duhet të ushtrohen të paktën një orë në ditë për të shmangur rrezikun që shkakton qëndrimi për një kohë të gjatë ulur, ka zbuluar një studim i rëndësishëm i Lancet.punonjes zyre

Studimi  i kryer tek më shumë se 1 milion të rritur ka zbuluar se, qëndrimi ulur për të paktën 8 orë në ditë mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme me 60%.

Shkencëtarët thonë se mënyra e jetesës sedenatre (qëndrimit ulur për një kohë të gjatë) përbën rrezik për shëndetin po aq sa duhani, dhe është shkaktar më i madh i vdekjeve sesa obeziteti.

Ata këshillojnë individët që punojnë në zyra të ndryshojnë rutinën e tyre ditore dhe të bëjnë nga 5 minuta pushim çdo 1 orë, si dhe ushtrime fizike në kohën e drekës dhe mbrëmje.

Një orë në ditë ecje ose pedalim, e shpërndarë gjatë gjithë ditës, është e mjaftueshme për të shmangur rreziqet e 8 orëve qëndrim ulur në zyrë, thonë ata.

Autori kryesor i studimit, prof. Ulf Ekelund, nga Universiteti i Kembrixhit dhe Shkolla Norvegjeze e Shkencës së Sporteve, është shprehur: “Kemi zbuluar se të paktën një orë aktivitet fizik në ditë, për shembull ecja në këmbë ose biçikletë, eliminon lidhjen midis qëndrimit ulur dhe vdekjes”.

“Nuk është e nevojshme që të bëni sport apo të shkoni në palestër, mjafton të bëni një ecje të shpejtë, ndoshta në mëngjes, gjatë drekës ose në mbrëmje. Duhet të bëni aktivitet të patën një orë në ditë, duke e shpërndarë atë gjatë gjithë ditës”, rekomandon ai.

Hulumtuesit shkencorë thonë se mënyra e jetesës tipike e ditëve të sotme moderne, me qëndrimin para kompjuterit gjatë gjithë ditës, pasuar nga qëndrimi para televizorit në mbrëmje, po rrezikon rëndë shëndetin e njerëzve.

Burimi: Telegraph / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj