Rolina Naço, dietologe
Ndoshta në hell nuk i bëjmë dot, por qiqra të ziera dhe më pas të pjekura është një ushqim ideal për ju dhe fëmijët tuaj.
Krahas patatinave që kanë kripë, konservues, yndyrë, karbohidrate të thjeshtë dhe ngjyrues, qiqrat janë zgjedhje që ofrojnë:
-Proteinë bimore
-Karbohidrate komplekse
-Fibra
-Kripëra minerale dhe vitamina si hekur, kalcium, kalium, acid folik.
Të kombinuara me fruta të thata të tjera janë ideale për një mes vakt emergjence pasi mbahen lehtësisht me vete. Trupi dhe stomaku do ‘tju jenë mirënjohës.


