Blerina Bombaj, dietologe
Qofte me kuinoa, lulelakër dhe spinaq.
- 100gr kuinoa*
- 100gr lulelakër
- 1 tufë spinaq
- 1 thelb hudhër
- 2 vezë
- 100gr djathë dhie
- 40gr tërshërë të shtypur
- kripë deti, piper
- 1lm vaj kokosi ose ulliri
Përgatitja
- Zieni kuinoan pasi ta keni shpëlarë me ujë të bollshëm. Kullojeni dhe lëreni mënjanë.
- Grini lulelakrën në blender deri sa të bëhet si kokrriza orizi.
- Në një tas përzieni kuinoan, lulelakrën dhe gjithë përbërësit e tjerë. Përzieni mirë dhe i lini në frigorifer për rreth 30minuta.
- Ndizni furrën në 180 gradë Celcius.
- Vendosni letër furre në një tepsi. Nxirrni masën e përgatitur nga frigoriferi dhe formoni 6 qofte. I vendosni në tepsi me kujdes.
- Piqini për disa minuta duke i ndjekur me sy që të mos digjen.
Një recete ideale për darken, për pas sportit dhe për persona që vuajnë nga zemra.
*Kuinoan mund ta zëvendësoni me oriz integral.


