Qofte me perime, ja si t’i përgatisni

Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Përbërësit

  • 1 kokë brokoli e madhe
  • 1/3 kupë me thërrime buke
  • 1/3 kupë qepë të freskëta dhe të copëtuara
  • 2/3 kupë me djathë çedër, të thërrmuar
  • 1 thelbi hudhër, e copëtuar
  • ½ lugë çaji kripë
  • ¼ lugë çaji piper i zi
  • 1 vezë

Përgatitja

  • Ngrohni sobën në 200°C.
  • Grini bokolin me grirëse
  • E kaloni atë në një tas dhe hidhni ¼ lugë çaji kripë. Shtypeni mirë brokolin dhe e lini ashtu për 20 minuta derisa kripa të fillojë të lëshojë lëng.
  • Më pas e kaloni brokolin në një copë të pastër dhe kulloni ujin.
  • Merrni një tas dhe hidhni në të brokolin, thërrimet e bukës, djathin, qepën, hudhrën, pjesën e mbetur të kripës, piperin dhe vezën, dhe përzieni mirë derisa të formohet një masë homogjene.
  • Më përzierjen e përgatitur formoni qofte të vogla dhe i vendosni në një tepsi.
  • I piqni për 20-24 minuta.
  • Mund ta shërbeni me ndonjë salcë.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi