QSUT, ikën kirurgu vaskular, asnjë mjek nuk merr përsipër operacionin e fistulave për dializën

Denisa Canameti

Duket së shërbimi i dializës në QSUT është në ditë jo të mira. Kjo sepse i vetmi mjek që bënte fistulat në QSUT, ka ikur në një nga spitalet private në vend. Mjeku kirurg vaskular Gentian Çaço është larguar nga ky shërbim për shkaqe që ende nuk bëhen qsut1të ditura.

Burime për “Shëndet+” brenda këtij shërbimi na bëjnë me dije se mjekët e tjerë nuk e marrin përsipër angarinë e një operacioni të zgjatur e delikat siç është fistula. “Nuk ia ditën vlerën Gentit derisa e mërzitën”, shprehen burimet.

Një fistul bën lidhjen e një arterie me një venë për të lehtësuar kështu kryerjen e dializës. Ai ofron një qasje më të mirë për rrjedhjen e gjakut që mund të zgjasë për dekada të tëra. Pasi fistula është krijuar me anë të kirurgjisë, mund të duhen javë apo muaj para se fistula të maturohet dhe të jetë e gatshme për t’u përdorur për hemodializë.

Edhe pse ky shërbim ofrohet dhe në privat dhe është pjesë e paketës së rimbursueshme, është i pajustifikueshëm mbetja “zbuluar” e një spitali si QSUT-ja.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim