Qumështi i kësaj kafshe mund të shpëtojë miliona jetë njerëzish

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Qumështi i sqeporit mund të ndihmojë për të luftuar një nga problemet më kanosës të njerëzimit, rezistencën ndaj antibiotikëve, thonë shkencëtarët. Krijesat e çuditshme kanë një sqep si të rosës, këmbë helmuese dhe janë një nga 2 gjitarët të aftë për të pjellë vezë.

Shkencëtarët australianë zbuluan në vitin 2010 se qumështi i kësaj kafshe gjysmë-ujore përmban një proteinë të fuqishme që mund të luftojë superbakteret. Ata kanë gjetur tani arsyen dhe thonë se mund të çojë në krijimin e një lloji të ri të antibiotikëve.

Sqeporët janë gjitarë të vegjël të aftë për të pjellë vezë dhe prodhuar qumësht. Ata nuk kanë thithka, por e kanë qumështin në bark dhe i ushqejnë të vegjlit e tyre me anë të djersitjes.

Sipas studiuesve, ky proces i ushqyerjes mendohet se lidhet me vetitë e tij antibakteriale.

“Sqeporët janë kafshë të çuditshëm që kanë një biokimi të çuditshme”, thotë dr. Janet Newman, nga agjencia kombëtare e shkencave CSIRO në Australi.

Ndryshe nga gjitarët e tjerë, ku thithkat e tyre kanë evoluar në një mënyrë të tillë që të jenë sterile për t’u dhënë gji të vegjëlve, qumështi i sqeporëve është i ekspozuar jashtë, duke i rrezikuar kështu të vegjlit e tyre nga bakteret e rrezikshme.

Proteina unike antibakteriale që qumështi i tyre përmban mund të jetë mbrojtësi i kafshës kundër këtyre baktereve, beson dr. Julie Sharp, nga Universiteti Deakin.

Ekspertët i frikësohen rikthimit të epokës kur nuk ekzistonin antibiotikët dhe njerëzit vdisnin nga infeksionet e zakonshme apo plagë të lehta. Rezistenca antimikrobiale ndodh kur bakteret krijojnë një tolerancë kundër antibiotikëve dhe e kalojnë këtë rezistencë në një gjeneratë tjetër të baktereve, duke prodhuar kështu super-baktere.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?