Qumështi i lopës, shkaktar sëmundjesh nëse konsumohet në sasi

Gjatë gjithë jetës njerëzit kanë besuar  se qumështi është një nga produktet më të dobishme për shëndetin e njeriut, por a është e vërtetë kjo?

qumesht lopeKëtu do t’ju paraqesim disa arsye pse konsumi i tepërt i qumështit të lopës nuk është aspak i shëndetshëm.

Disa studime nga dekadat e kaluara dhe nga një studim i bërë në Suedi, treguan rezultate të papritura për shkallën e vdekshmërisë tek gratë që pinin shumë qumësht. Shkallë e vdekshmërisë ishte 2 herë më e lartë se e grave të tjera.

Sipas këtyre studimeve u rekomandua se duhet ta shmangni konsumimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij, ose t’i konsumoni me moderim.

  1. Proteinat kryesore të qumështit, sipas testimeve të bëra tek kafshët kanë treguar se nxisin qelizat kancerogjene.
  2. Qumështi i lopës është një ndër ushqmet më të shpeshta që shkakton reaksion dhe alergji.
  3. Qumështi i lopës shkakton intolerancë laktoze dhe njerëzit që vuajnë nga një problem i tillë s’duhet të konsumojnë absolutisht qumësht.
  4. D-galaktoza, përbërës që ndodhet në qumësht, përshpejton plakjen dhe shkakton inflamacione.
  5. Qumështi e bën lëkurën më të prirur për akne, puçrra dhe pika të zeza.
  6. Shumë sondazhe në mbarë botën kanë provuar lidhjen midis qumështit dhe disa sëmundjeve të rënda shëndetësore si kanceri i prostatës, kanceri ovarial, infeksionet e veshit dhe kapsllëk.
  7. Konsumimi me tepricë i qumështit të lopës rrit shanset për sklerozë të shumfishtë.
  8. Proteinat e qumështit të lopës mund të shkaktojnë rritjen e nivelit të kolesterolit dhe bllokimin e arterieve.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër
Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Lajm i mirë për pacientët me Sklerozë Multiple! NHS sjell për herë të parë ilaçin që përmirëson lëvizshmërinë
Çaji i zi apo ai jeshil: Cili ndihmon më shumë në humbjen e peshës?
Ky është shteti i parë në BE që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët
Pse këmbët fryhen më shumë gjatë verës?