Qytetarë të shtrirë nën hijen e pemëve; batanije shtruar në lulishten e spitalit/ Ja situata jashtë Infektivit

Gazetare: Klevisa GJIKA

Pritjet e gjata për një lajm të mirë jashtë Infektivit i kanë lodhur qytetarët. Në një monitorim të bërë nga gazeta “Shëndeti Plus”, qytetarët janë të sfilitur dhe imazhet e siguruara flasin vetë.

Të shtrirë mbi bar, nën hijen e pemëve është njëra pamje sapo kthen kokën në një qoshe.

Pak më tutje, në lulishten e spitalit shikon batanije të hapura në tokë, në të cilat qytetarët rrinë në mungesë të një vendi për të qëndruar. Në vëzhgimet e bëra, të afërmit e të infektuarve janë të shumtë në numër. Edhe pse nuk kanë se çfarë të bëjnë, ata qëndrojnë pranë njëri-tjetrit pavarësisht faktit se virusi keqbërës SARS COV-2 është akoma në qarkullim.

Fotoja më lart demonstron qartë se si grumbuj njerëzish qëndrojnë të mbledhur nën një pemë me shpresën se mos një lajm i mirë i vjen për familjarin e tyre. Në komunikimet që patëm me to, vihet re se ato vijnë nga rrethet dhe në pamundësi për të shkuar çdo natë në shtëpi, u mbetet të kalojnë natën në lulishten e spitalit.

Komunikimet me rojen te hyrja e spitalit COVID-1 janë të shumta. Shumë kërkojnë me insistim të hynë dhe të shohin të afërmin e tyre, mirëpo kjo mbetet vetëm një dëshirë, nisur nga rrethanat aktuale penguese.

Ecejaket nëpër ambientet e jashtme të spitalit nuk mungojnë. Qytetarë të shqetësuar, me ndjenja frike, por edhe optimizmi enden pa mundur të mos bëjnë dot gjë.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve