Denoncimi: Një vajzë vdiq se polici më vonoi teksa e transportoja në urgjencë

Një qytetar denoncon sjelljen joprofesionale të Policisë Rrugore të Kavajës, e cila sipas tij, u bë një shkak më shumë, që një vajzë 17-vjeçare të ndërronte jetë. 50-vjeçari Qani Kapllani rrëfeu për “News24” se ishte duke transportuar vajzën për në spital, kur polici rrugor e ndaloi në rrugë dhe e vonoi për 15 minuta, për shkak se makinës i kishte mbaruar afati i kolaudimit.

policia rrugorePor nuk mjaftoi kjo, pasi në rrugën e kthimit i njëjti polic e ka keqtrajtuar qytetarin 50 vjecar.

Denoncimi

Qani Kapllani një shtetas nga Rrogozhina denoncon në News24 veprimet abuzive të policisë rrrugore Kavajë, të cilat rezultuan me pasoja fatale. 50 vjecari shpjegon me datën 24 tetor, teksa ishte duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, punonjësi i Policisë Rrugore i ka bllokuar për 15 minuta makinën me të cilën ai po transportonte me urgjencë për në spital një 17-vjeçare, që kishte pirë fostoksinë. Sipas Kapllanit punonjësi i policisë ka demonstruar veprime jo profesionale dhe mungesë të theksuar të etikës njerëzore, dhe thekson se vonesa e shkaktuar prej tij, ishte një nga shkaqet për vdekjen e shtetases.

“U nisa me një urgjence pasi një vajzë 17 vjeçe piu helm dhe u nisa për ta sjellë në spital. Ishte një vajzë atje në fshat për të cilën familjarët e saj më kërkuan ndihmë. Ngjarja ka ndodhur më datën 24 tetor. Unë quhem Qani Kapllani. Makina me të cilën udhëtoja ishte me targe AA 216 CY. Makina nuk ishte e imja, ishte e një kusheriri tim, e mora për shpejtësi, më doli policia para në Kavajë, i thashë kam urgjencë. Më tha me jep letrat zotëri, dhe pasi pa letrat me tha ka mbaruar kolaudimi prej gati dy javësh. I thashë policit: Mbaj letrat zoteri të shkoj të coj urgjencën dhe të kthehem sërish, me tha: “Rri rri mos luaj se po ike unë të bllokoj”. Qëndrova deri sa përfundoj punë, shkuam në spital, vajza vdiq.

Por nuk mjaftoi kjo, pasi në rrugën e kthimit i njëjti polic e ka keqtrajtuar qytetarin 50 vjecar.

“Pasi u ktheva e takova sërish dhe i thashë që: “Faleminderit shumë për vonesën, vajza vdiq nga vonesa”. Më tha: “nuk prish punë”, madje dhe më goditi, dy policet e tjerë që ishin me të, më kapën ne mes te rruges dhe e spostuan. Vonesa qe më bëri ishte gati 15 minuta vajza mund të shpëtonte në rast se nuk do më bllokonte polic”.

Policia e Kavajës

“Pas interesimit në policinë e Kavajës në mësuam se më datë 24.10.2014, ora 08.00, në oborrin e shkollës “Haxhi Qehaj “Rrogozhinë nxënësja e vitit të tretë shtetasja me incialet R.M 17 vjec kishte konsumuar një tablet me fostoksinë dhe disa orë më vonë gjeti vdekjen në Spitalin Nënë tereza Tiranë. Rreth pretendimeve të shtetasit Qani Kaplani burime nga policia e Kavajës shprehen se nuk janë në dijeni./ Spartak Koka – News 24

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë