Rakacolli nuk e përjashton një mbyllje të dytë: Situata është delikate, vendimet do të merren në përputhje me nivelin e infektimeve

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një intervistë në RTSH nuk e ka përjashtuar një izolim të dytë të Shqipërisë nëse shifrat vazhdojnë të rriten.

Ajo tha se vendimet do të merren në përputhje me nivelin e infektimeve, ndërsa shtoi se çdo masë deri më tani është marrë në përputhje me situatën.

“Në sugjerimet që kemi bërë nuk e kemi bërë duke parë eksperiencën e vendeve të tjera por në përputhje me situatën. Pra, cdo masë që është marrë është marrë në përputhje me numrin dhe hetimin epidemiologjik, duke analizuar arsyen. Masat janë marrë gjithmonë në përputhje me nivelin e infektimeve dhe në përputhje me cka shkenca epidemiologjike sugjeron për ato numra se cfarë masash duhen marrë”, tha Rakacolli.

Për sa i përket publikimit të studimit nga Akademia e Shkencave për arritjen e imunitetit të popullatës, Rakacolli tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se ISHP po kryen një studim mbi infektimet nga COVID-19.

“Nuk besojmë që kemi arritur imunitetin e tufës. ISHP po bën studim për përqindjen e njerëzve që janë prekur nga Covid-19”, tha zëvendësministrja./newsbomb

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO