Rama njofton tjetër masë ekstreme: Lëvizja në këmbë në 2 fasha oraresh, ndalohet dalja me persona të tjerë në krah

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër kufizim sa i përket lëvzijes në këmbë teksa vetmë 6 orë në ditë do të lejohen qytetarët të dalin jashtë shtëpive të tyre veç rasteve të urgjencës për ushqime apo ilaçe.

Në fashat e orareve 06:00- 10:00 të paradites dhe 16:00- 18 të pasdites do të lejohen, kurse në oraret e tjera gjobë 10 mijë lekë. Po ashtu ndalohet ecja në këmbë me persona në krah nga dita e nesërme.

Postimi i plotë:

MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH

? NGA NESËR DALJA E KËMBËSORË DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

? NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH!

? SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME GJOBË 10.000 Lekë DHE SHKELËSIT NUK DO TË MARRIN ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E SOLIDARITETIT NË KUSHTET E KËSAJ LUFTE!

? BOLL! NJË PAKICË E VOGËL FARE INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM NUK MUND TË SABOTOJNË SAKRIFICËN E NJË POPULLI TË TËRË, DUKE RREZIKUAR JETËN E TYRE DHE TË NJERËZVE TË TJERË!

? NDJESË 1000 HERË? PO KJO ËSHTË LUFTË DHE S’KA ASNJË RRUGË TJETËR!

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO! ME HIR OSE ME PAHIR! DIELLI ATY DO JETË PRAPË, NDËRSA JETËT E HUMBURA NUK KTHEHEN MË!

 

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar